By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës
January 11, 2026
Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
January 11, 2026
Një majë që arrihet me më shumë se 8,000 shkalle
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS
Lajme

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Kosova Times
Last updated: 2026/01/10 at 4:49 PM
Kosova Times Published January 10, 2026
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për katër nga 39 të arrestuarit në rastin e dyshimeve për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Ndaj 35 të pandehurve të tjerë, është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

 

Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake Fatmir Krasniqi ka vendosur që të pandehurit – ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha, F.S. dhe Y.Ç. të mbahen në paraburgim deri më 8 shkurt, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale të natyrës ekonomike dhe të falsifikimit.

Gjykata bën të ditur se S.M. dhe V.B. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të besimit në vazhdimësi dhe keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike, ndërsa ndaj V.B. rëndon edhe dyshimi për falsifikim të dokumenteve në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi. F.S. dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të besimit, ndërsa Y.Ç. për keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.

Ndërkohë, 35 të pandehurit e tjerë dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të besimit në ndihmë. Ndaj tyre, Gjykata ka caktuar masën e paraqitjes së rregullt në stacion policor dhe masën e ndalimit për t’iu afruar Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe personave të caktuar, në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 8 shkurt.

Sipas vendimit, të pandehurit obligohen që një herë në javë të paraqiten në stacionin policor përkatës sipas vendbanimit, ndërsa paralajmërohen se mosrespektimi i këtyre masave do të rezultojë me caktimin e paraburgimit.

“Caktimi i paraburgimit për katër (4) të pandehurit në këtë fazë të procedurës është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të arratisjes apo të pengojnë zhvillimin e procedurës hetimore. Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi masës së sigurisë për të pandehurit është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurve në procedurë hetimore, parandalimin që të pandehuri të arratisen apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit”, thuhet në njoftim.

(14:03) Të pandehurit në rastin BKS kthehen në ndalim, avokatët ankohen për shkelje

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve në rastin e Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit të kthehen në qendrat e tyre të ndalimit. Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë kritikuar mbajtjen e të pandehurve në paraburgim pas skadimit të afatit 48-orësh.

Sipas komunikatës së Gjykatës, vendimi është marrë në përputhje me nenin 162, paragrafi 8 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë duhet të mbahet brenda 48 orëve nga arresti dhe se i pandehuri mund të mbahet nën ndalim deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Gjykata ka njoftuar se vendimi i plotë do të përpilohet në formë të shkruar dhe do t’i komunikohet publikut dhe palëve në procedurë.

Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve kanë kritikuar mbajtjen e të pandehurve në paraburgim pas skadimit të afatit 48-orësh.

Avokati Driton Muharremi ka thënë se klientët e tij po mbahen jashtëligjshëm dhe ka theksuar se ndër të arrestuarit janë një grua shtatzënë dhe një person me trajtim onkologjik, të cilët, sipas tij, duhej të liroheshin menjëherë.

“Rasti pritet të ngjallë debat të gjerë profesional dhe publik mbi standardet e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe kufijtë e veprimit të gjykatës në fazat e hershme të procedurës penale. Përveç kësaj, të gjithë këtyre 35 të pandehurve në orën 10:00 u ka skaduar edhe ndalimi prej 48 orësh dhe ata vazhdojnë të mbesin të burgosur, ndërsa përveç gjyqtarit tani edhe zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit kanë konsumuar veprën penale të privimit të kundërligjshëm të lirisë”, ka thënë Muharremi për RTKlive.

Edhe avokati Yll Zekaj ka deklaruar se me ndalimin e tyre po shkelet ligji dhe Kushtetuta, duke theksuar se institucioni i paraburgimit në Lipjan po pret vendimin e Gjykatës së Prizrenit edhe pse afati ligjor prej 48 orësh ka skaduar.

Më herët Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se seanca e filluar dje në ora 16:00, ndaj 39 të pandehurve, ka përfunduar në ora 23:00.

“Gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve i’u është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës, dhe kur palët kanë qenë të gatshme ka vazhduar me seancën për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Policia godet bixhozin e paligjshëm në Skenderaj, një i arrestuar

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Kosova Times January 10, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Delawie: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Mira Murati largohet nga OpenAI
Inteligjenca amerikane: Krahu afgan i ISIS qëndron pas shpërthimeve në Iran
Llapi fiton dhe merr kreun e tabelës
Qëllohet një person në parking te “Mavrovka”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?