By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministria e Jashtme e Kazakistanit: Njoftim mbi sulmet ndaj anijeve cisternë në Detin e Zi
January 14, 2026
DHTIK kërkon furnizim të qëndrueshëm me energji dhe kompensim dëmesh
January 14, 2026
Rusia dështoi të mbështeste partnerët e saj – Venezuelën dhe Iranin
January 14, 2026
Ushtari rus i kapur dënohet me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e të burgosurve të luftës ukrainase
January 14, 2026
Antikorrupsioni ukainas bastis zyrat e partisë së Tymoshenkos
January 14, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke
Ballina 1Lajme

Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke

Kosova Times
Last updated: 2026/01/14 at 1:00 PM
Kosova Times Published January 14, 2026
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e fundit, siguria, marrëdhëniet me BE-në dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë.

 

Presidenca njofton se në takim, Osmani, theksoi se procesi i dialogut duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe se suksesi i dialogut varet edhe nga trajtimi barabartë i palëve.

“Ajo potencoi se Serbia vazhdimisht e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke kryer akte agresioni, si dhe duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, presidentja Osmani tha se ky proces duhet të ketë objektiva të qarta dhe rezultate të matshme në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se interpretimi selektiv i marrëveshjeve e dëmton procesin.

Më tej, Presidentja Osmani e informoi Sørensenin për zhvillimin e suksesshëm, demokratik dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë dhe vlerësoi se zgjedhjet dëshmuan pjekurinë demokratike të shtetit dhe funksionimin e institucioneve në përputhje të plotë me standardet evropiane.

“Në takim u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Presidentja Osmani përshëndeti vendimin e dhjetorit për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, të shpallur në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së partneritetit të plotë dhe të barabartë ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, thuhet në njoftim.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, presidentja Osmani theksoi se dhënia e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe kredibilitetin e vetë BE-së.

“Presidentja Osmani vuri në pah përputhshmërinë e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, bilancin e dëshmuar demokratik dhe vrullin e reformave në vend. Presidentja theksoi se do të vazhdojë të punojë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për avancimin e statusit kandidat të Kosovës, pa vonesa të mëtejme”, përfundon njoftimi.

 

You Might Also Like

DHTIK kërkon furnizim të qëndrueshëm me energji dhe kompensim dëmesh

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sørensen

Abdixhiku takoi Sorensen, diskutuan për situatën politike në vend

Mbi 13 mijë pacientë të shtrirë në Spitalin e Pejës në 2025

Hamza takon Sorensen: Diskutuam për rikthimin e Kosovës në integrimin në BE

Kosova Times January 14, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dukagjini triumfon në minutat e fundit ndaj Malishevës

Kosova Times Kosova Times May 6, 2023
Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë e Lojërave Olimpike Dimërore
Dëshmitari i 62-të po dëshmon me masa mbrojtëse
Shqipëri, përpjekjet për uljen e çështjeve të prapambetura në gjykata
Mustafa: Vrasja e kolonel Krasniqit ishte vrasje e pavarësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?