By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Kjo është fantastiko-shkencore, qelizat e mia sulmuan kancerin!’: Terapia revolucionare do të vijë së shpejti…
January 15, 2026
Vuçiç kritikon SHBA-në dhe Izraelin për Iranin, një shuplakë e re nga Trump po vjen!?
January 15, 2026
Bullgaria leshon viza për nomadët dixhitalë – kush mund të aplikojë dhe si duket procedura?
January 15, 2026
Dixhitalizimi i Mikpritjes: Si e Personalizon Përvojën e Klientit AV-mbi-IP?
January 15, 2026
Linjat ajrore më të sigurta në botë për vitin 2026, të zbuluara – nga ato me kosto të ulët deri te ato me shërbim të plotë
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik
Uncategorized

Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik

Kosova Times
Last updated: 2026/01/15 at 4:35 PM
Kosova Times Published January 15, 2026
Share
SHARE

Reçaku ishte dhe mbetet pjesë e pandashme e betejës për të vërtetën dhe drejtësinë. Kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë Akademisë Përkujtimore në Reçak, me rastin e 27-vjetorit të masakrës, ku u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat paramilitare serbe më 15 janar të vitit 1999.

 

Kurti theksoi se kjo masakër ka qenë në qendër të procesit gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

“Edhe pse ky proces nuk u përmbyll me një gjykim për shkak të vdekjes së Millosheviqit, faktet dhe dëshmitë për Reçakun mbetën të regjistruara në drejtësinë ndërkombëtare si konfirmim se e vërteta për këto krime nuk mund të mohohet dhe se drejtësia, sado e vonuar, mbetet detyrim moral dhe historik”, tha Kurti.

Ai gjithashtu përkujtoi sakrificën e familjarëve dhe të gjithë atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Sot, në përvjetorin e 27-të, jemi bashkë për të përmbushur përgjegjësitë tona njerëzore dhe shtetërore që e tejkalojnë kohën, obligimin ndaj kujtesës, së vërtetës dhe drejtësisë. Të dashur familjarë të të vrarëve në Masakrën e Reçakut, ju fëmijë dhe pasardhës të martirëve dhe dëshmorëve, sot këtu në Reçak ju përkulemi me respekt të thellë. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Shteti ynë, Republika e Kosovës, ku sot jetojmë të lirë, i ka rrënjët në gjakun e derdhur të martirëve dhe dëshmorëve gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sakrificën dhe qëndresën e popullit tonë liridashës”, tha tutje kryeministri në detyrë.

Kurti nënvizoi edhe përparimin e Kosovës në rrugën e drejtësisë për krimet e luftës, duke përmendur aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit 2025 nga Prokuroria Speciale ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut.

“Kjo aktakuzë afirmon se krimi ka autorë, se e vërteta nuk parashkruhet dhe se drejtësia nuk ndalet, edhe kur kriminelët fshihen apo strehohen në Serbi”, tha ai.

You Might Also Like

Rusia dështoi të mbështeste partnerët e saj – Venezuelën dhe Iranin

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2026 janë publikuar

Ish-shefi i MI6: Putini përdor sozi. Dhe kjo është krejtësisht logjike

Horoskopi ditor për 13 janar

Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës

Kosova Times January 15, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: IFK është dritare e jashtëzakonshme e artit dhe kulturës frënge

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
Tronditje globale, dënohet sulmi ndaj institucioneve braziliane
Kryeministri Rama: Shqipëria në BE përpara 2030
Më 21 prill votimi për shkarkim të kryetarëve në veri
Latifi: Epopeja e UÇK-së në Rahovec u shkrua me gjak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?