Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet në orët e para të mëngjesit deri në orët e para të ditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash në zonën e veriperëndimit dhe lokalisht në zonën e qendrës. Pas orëve të mesditës moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Era do të fryjë verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 7 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 5/15 | Diell re shi |
| Kukës | 4/15 | Diell re |
| Lezhë | 5/15 | Diell re shi |
| Dibër | 3/11 | Diell re |
| Durrës | 5/18 | Diell re shi |
| Tiranë | 7/18 | Diell re shi |
| Elbasan | 7/17 | Diell re |
| Berat | 4/17 | Diell re |
| Vlorë | 6/17 | Diell re |
| Korçë | 0/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 1/18 | Diell re |
| Sarandë | 8/18 | Diell re |



