By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ultimatumi i ri i Trumpit për botën: Mbështetni Grenlandën Amerikane ose përballuni me tarifa të ashpra
January 16, 2026
Komandant Mangia nderon me medaljen e NATO-s pjesëtarët e KFOR-it
January 16, 2026
Macron dhe Meloni propozojnë bisedime me Putinin. Starmer: Unë nuk do të bëj
January 16, 2026
Raporton se u keqtrajtua nga policët, IPK e lajmëron për kallëzim të rremë
January 16, 2026
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët
Uncategorized

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Kosova Times
Last updated: 2026/01/16 at 3:34 PM
Kosova Times Published January 16, 2026
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të mbahen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

Në një komunikatë, PDK thekson se procesi gjyqësor, i cili sipas saj është shoqëruar me problematika serioze, duhet të përmbyllet me drejtësi të plotë. Partia vlerëson se gjykimi është karakterizuar nga zvarritje të panevojshme, paqartësi procedurale dhe vendime që kanë ngritur shqetësime për standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

PDK nënvizon se këto rrethana kanë dëmtuar perceptimin e drejtësisë së barabartë dhe kanë rënduar padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës, të cilët janë mbajtur në paraburgim për një periudhë të gjatë.

“Në fazën përmbyllëse të procesit është thelbësore që gjykimi të fokusohet vetëm në fakte dhe prova, duke u distancuar nga çdo qasje politike, interpretuese apo spekulative që e ka shoqëruar këtë proces ndër vite,” thuhet në komunikatë.

Partia thekson gjithashtu se dëshmitarët kyç kanë rrëzuar pretendimet kryesore të aktakuzës, duke hedhur poshtë dyshimet për përgjegjësi individuale, grupore apo komanduese. Këto dëshmi, sipas PDK-së, kanë qenë vendimtare për sqarimin e rrethanave faktike dhe dobësimin e bazës së akuzave të prokurorisë.

Në përfundim, PDK shpreh përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, paqes dhe drejtësisë, duke theksuar se vetëm një vendim i drejtë dhe profesional mund të kontribuojë në mbylljen e këtij kapitulli të rëndësishëm për Kosovën, drejtësinë ndërkombëtare dhe të ardhmen e rajonit.

You Might Also Like

Macron dhe Meloni propozojnë bisedime me Putinin. Starmer: Unë nuk do të bëj

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi

Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik

Rusia dështoi të mbështeste partnerët e saj – Venezuelën dhe Iranin

Kosova Times January 16, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Vdiq fotoreporteri Alban Bujari
Policia konfirmon vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve
Horor ne Beograd: Babai vrau djalin e më pas veten
Hovenier flet për përgjimet ku u përfshi Mimoza Kusari: Ju e dini që Radoiçiqi është në listë të zezë të ShBA-ve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?