Një djalë 11-vjeçar nga Pensilvania është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje babanë e tij, pasi atij iu grabit konsola e lojërave Nintendo Switch. Të shtënat ndodhën më 13 janar në shtëpinë e familjes në Duncannon Borough, raporton The Guardian .
Policia u thirr në banesën e familjes rreth orës 3:20 të mëngjesit për një raport për një “mashkull të pavetëdijshëm”. Me të mbërritur, oficerët gjetën 42-vjeçarin Douglas Dietz të vdekur në shtrat me një plagë me armë zjarri në kokë. Viktima u gjet në dhomën e gjumit që ndante me gruan e tij, e cila ishte e lidhur me dhomën e gjumit të djalit me anë të një dollapi, sipas dokumenteve të gjykatës.
Autoritetet identifikuan djalin 11-vjeçar të viktimës si të dyshuarin pas një hetimi. Sipas një raporti policor, djali, i cili po festonte ditëlindjen atë ditë, hyri në dhomë duke bërtitur: “Babi ka vdekur”. Oficerët gjithashtu e dëgjuan atë duke i thënë nënës së tij: “Unë e vrava babin”.
Ai e gjeti armën ndërsa kërkonte një Nintendo Switch.
Të shtënat ndodhën pasi çifti shkoi për të fjetur pas mesnatës. Djali u tha hetuesve se kishte kaluar një ditë të këndshme me prindërit e tij, por u “zemërua” kur babai i tij i tha se ishte koha për të fjetur.
“Unë qëllova dikë”, thuhet në deklaratën me betim, i cili u përgjigj djali kur oficerët e pyetën se çfarë kishte ndodhur. “Ai pranoi se kishte ndërmend të qëllonte dikë, të cilin e identifikoi si babain e tij”, shtuan oficerët.
Sipas dokumenteve të gjykatës, djali i tha policisë se e gjeti çelësin e kasafortës së armës në sirtarin e dhomës së gjumit të babait të tij. Ai e hapi atë ndërsa kërkonte Nintendo Switch-in e tij, i cili i ishte marrë, dhe gjeti armën brenda.
Gjyqi fillon më 22 janar.
Djali më pas, sipas deklaratës, pranoi se “e nxori armën nga kasaforta, i futi plumba dhe shkoi në anën e shtratit të babait të tij”. “Ai tërhoqi këmbëzën dhe qëlloi një plumb drejt babait të tij”, thuhej në deklaratën e policisë.
Kur u pyet se çfarë mendonte se do të ndodhte, djali tha se ishte “i zemëruar” dhe “nuk e kishte menduar”. Djalit iu refuzua lirimi me kusht pasi u mor në paraburgim. Një seancë gjyqësore është caktuar për 22 janar.



