Në një postim në Facebook, Rexhepi thekson se, edhe pse lapidari u hoq, e vërteta historike dhe kujtesa nuk mund të shuhet me vendime politike apo ekskavatorë. Ai shtoi se emrat e dëshmorëve jetojnë dhe mbeten të paharrueshëm në zemrat e shqiptarëve.

“Lavdi dëshmorëve të kombit!”, shkruan Rexhepi, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për ata që dhanë jetën për kombin.