Zyra e Kryeministrit  thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

“Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar.

Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.