Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një mesazhi përkujtimor, Begaj e cilësoi Rugovën si president vizionar të Kosovës, i cili me urtësi, durim dhe mençuri projektoi rrugën drejt një Kosove të pavarur dhe të lirë.
“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet”, ka thënë Begaj.
Sipas Begajt, vizioni i ish presidentit Rugova është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.





