Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet relevante, ka realizuar me sukses ekstradimin e një të dyshuari nga Kosova në Gjermani dhe transferimin e një të dënuari nga Hungaria në Kosovë.
Policia e Kosovës bënë të ditur se shtetasi gjerman u ekstradua për përfshirje në “kontrabandim me migrantë”, ndërsa qytetari kosovar i transferuar nga Hungaria do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për “grabitje dhe privim të kundërligjshëm të lirisë” në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Ekstradimi dhe transferimi u realizuan nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale.




