Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi përmes një postimi në Facebook pjesëmarrjen e vendit tonë në Panairin e Turizmit në Madrid, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit, ku marrin pjesë mbi 160 vende dhe më shumë se 10,000 kompani.
Në postimin e tij, Rama shkruan: “Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”.
Kjo pjesëmarrje synon të promovojë ofertën turistike të Shqipërisë dhe të rrisë vizibilitetin e vendit si destinacion për turistët nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah bukuritë natyrore, kulturën dhe traditat autentike shqiptare.




