By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale
Lajme

Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajonale

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 6:46 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor po diskutojnë çështje me interes të përbashkët dhe rëndësi strategjike për rajonin.

 

Gjatë fjalës së saj në këtë forum, ministrja Gërvalla theksoi se bashkëpunimi dhe siguria rajonale përbëjnë shtyllën kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe janë parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur te sfidat e sigurisë në kontekstin aktual ndërkombëtar, të karakterizuar nga pasiguri dhe zhvillime të ndërlikuara gjeopolitike, Gërvalla nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi rajonal të qëndrueshëm si domosdoshmëri strategjike. Ajo veçoi bashkëpunimin me Turqinë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, duke e cilësuar atë si strategjik, transparent dhe të orientuar drejt paqes.

“Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e kontributit në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Duke vlerësuar rolin e Platformës së Paqes për Ballkanin si një forum që promovon dialogun dhe diplomacinë si mjete për adresimin e sfidave të sigurisë, ministrja Gërvalla theksoi se Kosova vazhdon ta përcjellë këtë mesazh në çdo forum rajonal dhe ndërkombëtar.

Në fund, ajo rikonfirmoi angazhimin e Republikës së Kosovës për bashkëpunim gjithëpërfshirës, forcim të stabilitetit rajonal dhe avancim të dialogut si instrument strategjik për paqe, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tragjedi në Turqi, autobusi bie nga 30 metra lartësi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Amerika e heq Rusinë nga lista e “kërcënimeve të drejtpërdrejta”. Kremlini i kënaqur
MFPT: Ekzekutimi i pensioneve shtyhet për nesër
Kurti i bën gati grafikat, lavdëron edhe një herë vlerën e koeficientit për paga që e prezantoi sot
Prizren, aksident trafiku me lëndime të renda
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?