By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive
Lajme

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike Gentiana Kelmendi/RTKlive

Kosova Times
Last updated: 2026/01/23 at 6:52 PM
Kosova Times Published January 23, 2026
Share
SHARE

Gjykata Speciale ka reaguar pas debateve lidhur me një ligjëratë të mbajtur në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke sqaruar se aktiviteti është zhvilluar në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim dhe se nuk ka pasur asnjë përmbajtje politike apo ideologjike.

 

Në deklaratë, Dhomat e Specializuara të Kosovës bëjnë të ditur se që nga viti 2018, me mbështetjen e Zvicrës, ky program ka zhvilluar aktivitete komunikimi dhe informimi pothuajse çdo muaj me audienca të ndryshme në mbarë Kosovën.

“Këto aktivitete të përcjelljes së informacionit kanë për qëllim të sigurojnë praninë në Kosovë, të ofrojnë informacion bazë për mandatin dhe veprimtarinë e Gjykatës, t’u japin njerëzve në Kosovë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe, mbi të gjitha, t’u përgjigjen pyetjeve të tyre. Janë organizuar aktivitete me studentë, juristë, shoqërinë civile, qytetarë të komuniteteve vendore, dhe me shumë të tjerë”, thuhet në deklaratë.

“Duke qenë se gjykimet kryhen në Hagë, që në fillim u vlerësua se Gjykata duhet të komunikojë me njerëzit që ndikohen nga proceset gjyqësore, duke u ofruar atyre informacion transparent, asnjanës dhe të qasshëm, sikurse kanë vepruar edhe tribunalë të tjerë”, theksohet tutje.

Në deklaratë thuhet se informacioni i përcjellë gjatë këtyre aktiviteteve është i njëjtë me atë që publikohet në faqen zyrtare të DHSK-së dhe përfshin të dhëna për mandatin e Gjykatës, të drejtat e të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimet ligjore në çështjet gjyqësore.

Gjykata sqaron gjithashtu ndarjen institucionale nga Prokuroria. “Gjykata është një institucion i ndarë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i administruar nga Zyra Administrative si organ asnjanës i Gjykatës, nuk përfaqëson as Prokurorinë, as Mbrojtjen,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu, theksohet se “prezumimi i pafajësisë së një të akuzuari komunikohet qartë” dhe se “në informacionin që përcillet nuk përfshihet përmbajtje politike apo ideologjike”.

DHSK-ja rikujton se prej vitesh ka komunikuar në mënyrë transparente për këto aktivitete dhe se për to kanë raportuar edhe gazetarë, ndërsa informacionet publikohen rregullisht në faqen zyrtare, rrjetet sociale dhe raportet vjetore.

Tutje theksohet se gjykata vlerëson se është e rëndësishme të dëgjojë mendimet e njerëzve në Kosovë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të tyre përmes Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

You Might Also Like

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u angazhuan sot

Gjendet i gjallë shtetasi i Shqipërisë i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në Malishevë

Kosova Times January 23, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Erdogan përballë “zgjedhjeve më të vështira”
OKB përgatitet për krizë humanitare në Niger
Kuvendi miraton Komisionin e Posaçëm Antikorrupsionin
Skandali i Epstein po përhapet. Letrat e publikuara të shkruara atij nga të pasurit dhe të famshmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?