Negociatorët rusë, ukrainasë dhe amerikanë u mblodhën sot në Abu Dhabi, ku filluan bisedimet e para trepalëshe që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Takimi shihet si një moment kyç për Ukrainën dhe një shans për të treguar nëse Moska është vërtet e gatshme për një proces paqeje apo thjesht po përpiqet të fitojë kohë. Bisedimet vijnë pas një takimi të kohëve të fundit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Moskë, të cilin Kremlini e përshkroi si “të dobishëm”, por edhe “shumë të sinqertë”
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, të martën u bëri thirrje përsëri banorëve të marrin në konsideratë evakuimin nga shtëpitë e tyre pas sulmeve ruse në sistemet e ngrohjes së qytetit. Ai postoi në mediat sociale se gati 2,000 pallate në kryeqytet ishin ende pa ngrohje pas sulmeve të 9 dhe 20 janarit, raportoi Reuters.
“Të them të drejtën: kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë dhe mund të përkeqësohet”, shkroi Klitschko, duke i këshilluar njerëzit të furnizohen me gjërat e nevojshme. “Nëse dikush mund të largohet nga qyteti dhe të shpërngulet diku me energji elektrike dhe ngrohje, mos e përjashtoni këtë mundësi.”




