Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2269 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 126 persona, prej të cilëve 119 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.