Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm edhe pas reshjeve të fundit, duke lënë pa ujë të sigurt për konsum dhjetëra lagje të Prishtinës. Përballë kësaj situate, qytetarët janë detyruar të gjejnë alternativa për furnizim, apo blerje të ujit për pije, gjë që po rëndon buxhetin e familjeve.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë konfirmuar se uji nga ky liqen vazhdon të jetë i papijshëm për qytetarët, ndërkohë nga IKSHPK paraprakisht kanë treguar se në cilat zona nuk rekomandohet uji për pije.
Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të mbetet i papijshëm. Pas reshjeve të fundit, lagje të tëra të Prishtinës që furnizohen nga ky liqen janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm.
Përballë kësaj situate, banorët janë detyruar të gjejnë rrugë alternative për t’u furnizuar me ujë. Disa prej tyre shfrytëzojnë këtë burim në Matiçan që thuhet se rrjedh nga mali.
Si rrjedhojë e kësaj, burimi i furnizimit me ujë për nevoja familjare, por jo për pije mbeten bunarët.
Në mungesë të alternativave të tjera, qytetarët detyrohen të blejnë ujë për pije. E kjo blerje e përditshme, e cila në pamje të parë duket e vogël, me kalimin e kohës kthehet në një shpenzim.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” përmes telefonin i kanë konfirmuar RTK-së se uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar paraprakisht zonat ku uji nuk rekomandohet të pije ende.
Në rajoni i Prishtinës, fabrika për trajtimin e ujit Badoc dhe Vragoli, Rajoni i Gjilanit, më Kamenicë – stacionin pompimit nr 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë, rajoni i Pejës, në Klinë rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Në rajonin e Gjakovës burimet në Hoçë të Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë, rajoni i Prizrenit, Malishevë.




