Gjyqtarja Afërdita Bytyqi është zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.
Në bazë të kompetencave ligjore, të drejtën për të kandiduar për anëtar të KGJK-së nga kjo kategori gjyqësore e shfrytëzuan gjyqtaret Afërdita Bytyqi dhe Mirlinda Bytyqi–Rexhepi.
Procesi i votimit u zhvillua me votim të fshehtë, ku të drejtë vote kishin 65 gjyqtarë dhe të gjithë morën pjesë në votim. Pas përfundimit të procesit, Komisioni konstatoi se gjyqtarja Afërdita Bytyqi ka marrë 42 vota, ndërsa gjyqtarja Mirlinda Bytyqi–Rexhepi ka marrë 21 vota. Dy vota janë shpallur të pavlefshme.
Mandati i gjyqtares Afërdita Bytyqi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të jetë pesëvjeçar.




