By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën
Ballina 1Lajme

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times
Last updated: 2026/01/28 at 11:15 PM
Kosova Times Published January 28, 2026
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit ka qenë antikushtetuese. Ai e ka cilësuar këtë vendim me gabime thelbësore dhe në shpërputhje me Kushtetutën.

 

Në reagimin e tij, Basha ka theksuar se aktgjykimi bie ndesh me Kushtetutën dhe përmban, sipas tij, interpretime të gabuara të Rregullores së Kuvendit, duke shtuar se Gjykata ka tejkaluar kompetencat e saj.

“Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai ka shtuar se Gjykata Kushtetuese “nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili ‘bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare”.

“Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, ka shkruar Basha.

Ai ka komentuar gjithashtu pjesën ku Gjykata thekson se “z. Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb”.

Basha ka theksuar se kjo në fakt “vetë e vërteton se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar z. Rashiq pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre”.

Sipas Bashës, pas refuzimit për tri herë radhazi të propozimit të kandidatit Rashiq nga shumica serbe, ai ka aktivizuar procedurën e shortit sipas nenit 12, paragrafi 7 të Rregullores, duke sqaruar se “Në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6 të këtij neni, propozimi i kandidatëve bëhet me short… Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit”.

Basha ka theksuar se votimi për kandidatin Rashiq u krye sipas Rregullores dhe Kushtetutës, duke shkruar se “deputeti Nenad Rashiq u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit joshumicë serb, duke u zbatuar në përpikëri Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese”.

Basha ka theksuar se “të gjitha pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza, dhe Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” ka shkruar Basha.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Publikohet lista e barnave që gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK-së

Kosova Times January 28, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, në një vizitë pune në Serbi, është pritur nga Vuçiq

Kosova Times Kosova Times October 5, 2024
Është zyrtare: Ushqimi italian do të marrë statusin e listuar nga UNESCO
Gjenerali Surovikin: “Rusia po përgatitet të mbrojë Kherson – Nuk përjashtohen as vendimet e vështira!”
Kamberi: Serbia po minon dialogun me Kosovën duke ndjekur mitin e Kosovës
Autoritetet shtetërore ndalojnë kontrabanduesin serb në brezin kufitar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?