By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
Ballina 1Lajme

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Kosova Times
Last updated: 2026/01/28 at 11:16 PM
Kosova Times Published January 28, 2026
Share
SHARE

Pas vdekjes së nxënësit në lumin Sitnicë në Gadime, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa familja dhe shkolla “Zenel Hajdini” janë në zi pas ngjarjes së rëndë.

 

Një nxënës i shkollës fillore mbrëmë humbi jetën në lumin Sitnicë, që kalon përmes fshatit Gadime të Lipjanit. Ai ishte gjetur i gjallë nga një bashkëfshatar, por në gjendje të rëndë, dhe më pas kishte ndërruar jetë. Policia e Kosovës po e heton këtë rast.

Lumin e kishte aq afër shtëpisë sa mund ta prekte çdo ditë, por askush nuk kishte menduar se ai do t’ia rrezikonte jetën. Atë ditë, ai zgjodhi një rrugë jo të zakonshme për të shkuar nga shkolla deri në shtëpi. Rruga pranë lumit dhe rrëshqitja në të bënë që ai të përfundonte në këtë ujë të shpejt.

Sipas familjarëve, dyshohet se 10-vjeçari ka rënë në lum në afërsi të shtëpisë, ndërsa rrjedha e lumit e ka bartur deri poshtë. Për të ndjerin, familja tashmë ka hapur dyert për të parë trupin e tij.

Për ditën tragjike foli kushëriri i Zejnit, i cili tha se sipas pamjeve të kamerave të rrugës nuk dyshojnë se dikush e ka shtyrë atë.

“Zejna gjithmonë ka frekuentuar udhën e zakonshme, mirëpo dje e ka refuzuar edhe shoqen edhe kushëririn që të hipin në veturë dhe ka vendosur të vijë nga rruga pranë lumit. Dyshojmë se aty ka rrëshqitur dhe lumi e ka bartur deri në Gadimen e Ultë, ku në atë moment e kanë gjetur, pasi e kam postuar në Facebook”, tha Driton Shabiu, kushëri i Zejnit.

Personi që e gjeti trupin e Zejnit në lum tha se rrezikoi edhe jetën e tij për të ndihmuar të miturin.

“Kom bërtit: ‘Fëmija u hup që 3 orë e gjysmë!’ Thash unë e pash duke u mbytur. Në atë moment më ndihmuan edhe shokët e mi, unë shkova rreth 5 metra para tij dhe e kapja djalin për ta nxjerrë. Bashkë me ta ia dolëm të shpëtojmë të miturin”, tha Petrit Danqi nga Gadime.

Për Zejnin, sot në zi ishte edhe shkolla “Zenel Hajdini”, ku ai vijonte mësimet në klasën e katërt. Nxënësi u përshkrua si shembullor dhe i urtë.

“Nxënësi ka vijuar mësimin tërë ditën si zakonisht, në mbrëmje u nis për në shtëpi, por dje zgjodhi një rrugë që është mbi xhami. Ai zakonisht kalonte atë rrugë, por dje nuk e bëri dhe ndodhi ajo që nuk e prisnim as ne, as familja dhe askush”, deklaroi Skender Ademi, drejtor i shkollës “Zenel Hajdini”,në Gadime.

“Rast i rëndë, tragjik për ne dhe i dhimbshëm për komunitetin, sidomos për familjen. Zoti ua dhashtë durimin familjes”, u shpreh Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në Lipjan.

Hetime për rastin ka hapur edhe Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të saj, ekipet kanë dalë menjëherë në teren dhe trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion. Nga Emergjenca e QKUK-së thanë se pacienti ka arritur pa shenja jete dhe përkundër reanimimit kardiopulmonar, mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

 

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Publikohet lista e barnave që gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK-së

Kosova Times January 28, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokuroria kërkoi 15 vite burg për shtetasin amerikan

Kosova Times Kosova Times August 8, 2024
Gratë ende me përqindje të ulët të bashkëpronësisë në biznes
Qeveria e Kosovës: Vendimi për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën
Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë
“Bixhozi” i Macronit me zgjedhje: Çka do të thotë për Ballkanin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?