Mysafirët janë njoftuar nga kryesuesi i KQZ-së për angazhimin e këtij institucioni për përmbylljen e procesit të rinumërimit dhe përgatitjet për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të shkuar.

Ndërkohë KQZ-ja thotë zëvendësshefi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Conrad, vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Duke e përgëzuar për organizimin dhe menaxhimin profesional të procesit zgjedhor. Në fund të takimit, Radoniqi dhe përfaqësuesit e shtetit gjerman, u dakorduan për bashkëpunime konkrete në të ardhmen”, thotë KQZ-ja.