By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së
Lajme

Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së

Kosova Times
Last updated: 2026/01/31 at 7:22 PM
Kosova Times Published January 31, 2026
Share
SHARE

 Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Ai arriti t’i marrë 164 vota kundër dorëheqjes së tij, teksa 136 delegatë kërkuan largimin e tij me votim të fshehtë.

(18:13) Përfundon procesi i votimit ndaj dorëheqjes ose jo të Abdixhikut

Ka mbaruar procesi i votimit të fshehtë që përcakton qëndrimin apo largimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Procesi ka pasuar me nisjen e numërimit të votave. Vet Abdixhiku ka refuzuar që të votojë për dorëheqjen apo qëndrimin e tij në këtë pozitë.

(16:40) LDK do të vendosë për Abdixhikun me vota të fshehta

Me votim të fshehtë delegatët e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të përcaktojnë nëse në krye të partisë do të mbesë Lumir Abdixhiku ose jo.

Votimi për votëbesimin pritet të nisë për pak minuta, teksa aktualisht po përgatiten kutitë dhe fletëvotimet.

Foto: Berat Rukiqi / FB

(13:22) Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se tani vendimi i takon atyre.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Nuk e bëj këtë për të krijuar krizë, por për ta sqaruar drejtimin që na duhet përpara. Nuk e bëj këtë për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Andaj ju pyes se çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar të kësaj partie dhe me të ardhmen e LDK-së. Çfarëdo vendimi që do ta merrni, do ta respektoj me dinjitet dhe me plot besim”, tha kreu i deritanishëm i LDK-së pas një fjalimi të gjatë.

(12:53) Abdixhiku: LDK-së i ka munguar solidariteti i brendshëm-problem organizativ

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë tha se këtij subjekti politik i ka munguar solidariteti i brendshëm. Ai ka thënë se sipas tij, problemi qëndron te organizimi strukturor.

“LDK-së i ka munguar solidariteti i brendshëm dhe pa këtë solidaritet do të ngrihemi për të rënë, siç na ndodhi në vitin 2025. I shtojmë 70 mijë vota, i humbin 45 mijë sosh dhe pastaj duhet të mbajmë përgjegjësi për numrin e votave që i kemi shtuar vet”, ka thënë ai.

“Si është e mundur që LDK të fitoj në zgjedhje lokale bindshëm dhe pesë javë më pas të reduktohet aq shumë në zgjedhje nacionale. A është faji te prijësi, ekipi, mesazhi apo te vet angazhimi i secilit? Nëse është faji te prijësi i partisë, zgjidhja është shumë e lehtë, ndërrohet dhe vjen tjetri. Por nëse struktura jonë nuk arrin të mbaj të njëjtën disiplinë, mobilizim, intensitet në çdo cikël zgjedhor, atëherë kemi problem organizativ”, ka thënë Abdixhiku, duke potencuar se në zgjedhje nacionale LDK ka më pak vota në çdo komunë të Kosovës, edhe në ato ku ka fituar ndër vite në zgjedhje lokale.

Abdxihiku ka thënë se demokracia kërkon shumicën dhe kontributin. Ai përmendi sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë fushatës zgjedhore, duke nënvizuar që ndër vite ka pasur përçarje të brendshme politike, si penguese e dukshme e zhvillimit të këtij subjekti.

“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia nuk ndahet me askënd.

Abdixhiku tha se pavarësisht shtimit të numrit të votave ka munguar entuziazmi dhe mirënjohja e strukturave për këtë rezultat.

Foto: Arlinda Sejda / RTK

(12:32) Nis Kuvendi i LDK-së, sot kuptohet e ardhmja e kryetarit

Ka nisur mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Delegatët e kësaj partie janë mbledhur pas rënies së votave për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet e ditur nëse LDK do të udhëhiqet sërish nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku apo do të kërkohet largimi i tij.

Në ndërkohë para nisjes së mbledhjes, përfaqësuesit e këtij subjekti deklaruan për pozicionet e tyre karshi ndryshimit ose jo të kryetarit të tyre, Lumir Abdixhiku.

You Might Also Like

“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Rinia Demokratike proteston para Qeverisë për krizën energjetike

Haradinaj: Lavdia e dëshmorëve të UÇK-së do të jetojë përjetë

Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit

Kosova Times January 31, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Për mbrojtje të votës së lirë, 100 prokurorë të angazhuar

Kosova Times Kosova Times February 9, 2025
Ultra nacionalizmi serbo-rus sinjalizon agoninë e vdekjes së pushtetit kombëtar
Mbledhja e AP-së të NATO-s, sot vendos për avancimi i statusit të Kosovës
Partizanët rusë publikuan një video të re: “Ne jemi ende në Rusi”. Ata po na granatojnë fort”
Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?