Ne nje interviste per RTK kryetarja e Komitetit Helsink për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko tha se zgjedhjet e fundit kanë forcuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë, duke i dhënë më shumë hapësirë manovre dhe legjitimitet për të kërkuar kompromise. AJo vlerëson se Kreu i Qeveris se Serbise Aleksander Vuçiq po priorizon mbijetesën politike mbi orientimin evropian, duke nënshkruar ndryshime në ligjet e drejtësisë që minojnë pavarësinë e prokurorisë. “Miratimi i “ligjeve të Mrdiçit” dhe reagimet kritike të Brukselit tregojnë rritje të autoritarizmit dhe largim nga rruga drejt BE-së”, tha ajo. Sipas saj BE-ja po bëhet më kritike dhe e rezervuar ndaj Serbisë; Parlamenti Evropian dhe raportet e Komisionit kanë një vlerësim më realist të krizës në Serbi. “Vuçiq ka përdorur raportet me BE-në si instrument politik për legjitimizim dhe fonde, ndërsa në politikën e jashtme ka humbur kapital ndaj aktorëve si SHBA, Rusia dhe Kina”, eshte shprehu ajo. Rajonalisht, ajo nenvizon se Serbia ndjek politikë destabilizuese, sidomos ndaj Bosnjës dhe Malit të Zi; marrëdhëniet janë të tensionuara me shumicën e fqinjëve, përveç Hungarisë.Për marrëdhëniet Serbi–Kosovë, Biserko thotë se përparimi është i pasigurt: Vuçiq e përdor dialogun për stabilitet të brendshëm dhe do të ndryshojë vetëm nën presion ndërkombëtar serioz.




