Katër persona janë lënduar pasi një gurë ka rënë mbi një veturë në lëvizje në rrugën Pejë-Rugovë.
Bëhet fjalë për dy prindër dhe dy fëmijë, konfirmon për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar një informacion për rrëshqitjen e një guri mbi një veturë në rrugën Pejë-Rugovë. Të lënduar janë katër persona, prindërit dhe dy fëmijët e tyre. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për trajtim”, ka thënë ai.
Sipas informacioneve të fundit nga mjeku kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.




