Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vlerësuar se sporti po vazhdon të bashkojë Kosovën dhe Britaninë e Madhe.
Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga kryetari i saj, Agim Ademi.
“Takova mikun tim Agim Ademi nga Federata e Futbollit të Kosovës për t’i dhënë lamtumirën. Dy momentet më të mira të kohës sime këtu ishin pritja e jashtëzakonshme që iu bë Anglisë në vitin 2019 dhe rasti për të parë ndeshjen e Irlandës së Veriut me Kosovën në Belfast më 2022. Sporti vazhdon të bashkojë dy vendet tona”, ka shkruar Abbott në rrjetin social Facebook.