Nga Ylli Pata
Behgjet Pacolli, ish-Presidenti dhe ish-zv.kryeministri i Kosovës, një nga personazhet më të njohura në trevat shqiptare edhe si pasojë e qënies si sipëmarrësi më i famshëm, ka folur në një intervistë për TemA, menjëherë pas daljes së emrit të tij në të ashtuquajturat dosje Epsteian. Zoti Pacolli, në një intervistë ekskluzive flet edhe për çështjen e polemikave për aeroportit të Vlorës, si dhe për çështjet politike të brendshme dhe rajonale….
Zoti President, ka dy ditë që është përfolur në lidhje me rastin Epstein de ju keni folur, ku natyrisht i keni kundërshtuar, por si mendoni ju pse ndodh ku sulm ndaj jush?
Lidhur me aludimet që po qarkullojnë në media, dua të jem i qartë: nuk kam pasur asnjë dijeni dhe asnjë përfshirje në çështje që lidhen me persona apo raste të përmendura së fundmi. Nuk kam asnjë informacion konkret dhe nuk kam qenë pjesë e asnjë zhvillimi të tillë. Qe dikush i ka thene dikujt “shiqo kush eshte BP” kete nuk kam mund, nuk mundem dhe nuk do te mundem asnjëherë ta evitoj.
Tashmë telenovela e aeroportit të Vlorës e ka humbur shkëlqimin mediatik, por ama ka ende qasje të rëndësishme politik që ja vlen t kthehemi. Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit se “Fjalët janë thyer tashmë, po shpresojnë të respektohen afatet ligjore”. Doja t’ju pyesja çfarë ka ndodhur ndërmjet jush dhe kryeministrit?
Sa i përket aeroportit, nuk kam premtuar asnjëherë asgjë që bie në kundërshtim me afatet e përcaktuara në kontratën që MABCO ka me shtetin shqiptar. Si kompani ndërkombëtare, MABCO shquhet pikërisht për përpikmërinë dhe respektimin rigoroz të çdo afati ligjor dhe kontraktual. Kjo ka qenë dhe mbetet qasja jonë në çdo projekt që realizojmë. E nese rrugës dikush do të pengojë duke shfrytëzuar institucionet, prapë unë nuk mund të bëhem magjik!
Zoti Pacolli Presidenti Trump e ka thirrur Kosovën pore dhe Shqipërinë në Bordin e Paqes, si e konsideroni ju këtë zhvillim, duke pasur parasysh dhe frekuentimet tuaja në mjedisin e Presidentit të SHBA?
Sa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, e konsideroj nismën e Presidentit Trump si një përpjekje serioze për të adresuar sfida të mëdha globale përmes dialogut dhe qasjeve pragmatike. Megjithatë, duhet pranuar se vende si Kosova dhe Shqipëria kanë kapacitete të kufizuara ekonomike dhe nuk mund të mbajnë barrë financiare që tejkalojnë realitetin e tyre ekonomik. Kontributi i tyre duhet parë në kontekstin e rolit politik, diplomatik dhe human, jo përmes pritshmërive jorealiste financiare.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi para disa ditësh se kërkojmë nga SHBA se së bashku me paketën e paqes në Ukrainë do të duhet të diskutojmë edhe për Ballkanin. Ju si një njohës i mjediseve në Rusi, ngaqë keni punuar dhe frekuentuar disa nga qarqet, si e konsideroni, a mud të prekë kjo Kosovën?
Në lidhje me Ballkanin, mbështes qartë orientimin euro-atlantik të rajonit. Perëndimi mbetet garancia kryesore për stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë afatgjatë. Çdo forcim i bashkëpunimit me partnerët perëndimorë sjell avantazhe konkrete për paqen dhe investimet, ndërsa çdo alternativë tjetër historikisht ka prodhuar pasiguri dhe stagnim.
Ju jeni një sipërmarrës i sukseshëm dhe shqiptari më i famshëm në botë në historinë e biznesit. A e shikoni të mundshme rikthimin në politikë?
Sa i përket Kosovës, unë kam besuar gjithmonë se kontributi më i qëndrueshëm për vendin tim vjen nga ndërtimi i vlerës ekonomike dhe nga suksesi në sipërmarrje. Një biznesmen i suksesshëm krijon punësim, besueshmëri ndërkombëtare dhe ura bashkëpunimi që shpesh politika nuk arrin t’i ndërtojë. Mbështetja ime për Kosovën ka qenë dhe mbetet e vazhdueshme, e bazuar në veprime reale qe motivojne zhvillim real dhe jo në deklarata boshe me të cilat qytetarët janë ngopur. Vetëm me dëshirë, kreativitet dhe guxim të madh për të vepruar ( punuar) arrin të ndryshosh çdo gjë për të mirë./




