By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti viziton Bashën, i dhuron pikturën e Rexhep Selimit
October 10, 2025
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania thotë se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania thotë se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania thotë se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus

Kosova Times
Last updated: 2022/09/12 at 10:44 PM
Kosova Times Published September 12, 2022
Share
SHARE

Qeveria gjermane tha më 12 shtator se nuk mund të ndalë dërgesat me uranium rus për centralet bërthamore franceze.

Këto dërgesa përpunohen në një uzinë në Gjermani dhe më pas nisen drejt Francës, por Qeveria gjermane tha se nuk mund të ndalë dërgesat pasi karburantet bërthamore nuk janë pjesë e sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Ambientalistët kanë kërkuar nga Gjermania dhe Holanda që të bllokojnë dërgesat me uranium, që po transportohen me anijen ruse “Mikhail Dudin” – që aktualisht është e ankoruar në portin francez Dunkirk – për në centralin përpunues në Lingen, afër kufirit gjermano-holandez.

“Ne nuk kemi bazë ligjore për të ndaluar transportin e uraniumit nga Rusia sepse në sanksionet e vendosura nga BE-ja për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, nuk përfshihen importet e karburantit bërthamor”, tha zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mjedisit, Andreas Kuebler.

Kriteret e sigurisë për dërgesën me uranium janë analizuar dhe është gjetur se nuk ka shkelje, që do të thotë se autoritetet gjermane duhet të miratojnë lejimin e transportit të uraniumit, shtoi ai.

“Mund ta imagjinoni se ne i shikojmë në mënyrë shumë kritike këto dërgesa të uraniumit për shkak të pushtimit rus, por edhe për shkak se Gjermania në përgjithësi po heq dorë nga energjia bërthamore”, tha Kuebler për gazetarët në Berlin, duke theksuar se Qeveria gjermane po punon që të mbyllë uzinën për përpunimin e uraniumit në Lingel dhe centralin tjetër në Gronau.

Centrali në Lingen operohet nga Framatome, kompani që është në pronësi nga gjiganti francez i energjisë, EDF.

Grupet ambientaliste, përfshirë edhe organizatën ruse, Ecodefence, kanë kërkuar nga shtetet evropiane që të mos blejnë më uranium nga Rusia. Këto organizata kanë përmendur edhe vendimin e marrë së fundmi nga Qeveria britanike, e cila ndaloi anijen “Mikhail Dudin” që të shkarkojë mbetje bërthamore për përpunim në afërsi të Liverpulit.

EDF, që menaxhon të gjitha centralet bërthamore të Francës, nuk ka komentuar lidhur me dërgesën e fundit me uranium nga Rusia.

As Qeveria franceze, e cila është një aksionare e madhe në EDF, nuk ka komentuar për dërgesën nga Rusia.

Franca varet shumë nga energjia bërthamore për të përmbushur kërkesat e saj me rrymë, ndërkaq Gjermania po planifikon që gjatë këtij viti të mbyllë tre reaktorët e fundit dhe deri së fundmi është varur shumë nga importet e gazit rus.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times September 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Penduli Elektoral në Kosovë: Kush e fitoi Këtë javë, Qeveria apo Opozita?

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Presidentja Osmani në Tunizi për samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë
Ankohen fermerët, migrimi po shkakton ngecje në zhvillimin ekonomik
Zelensky zotohet se Ukraina do të “rezistojë” pas sulmeve të reja ruse
Zelensky njoftoi pamundësinë e kthimit të Krimesë me mjete ushtarake për momentin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?