By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stojkoviç e Mitroviç flasin nga Tirana: Respekt, por duam fitore
June 6, 2025
FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`
June 6, 2025
Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
June 6, 2025
Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale
June 6, 2025
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave
Ballina 1Lajme

Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 1:38 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, gjatë vizitës së saj zyrtare, më 13 shtator, në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Novak ka thënë se vendi i saj do të luajë rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti, “ashtu që të mos ketë më luftë në Evropë”.

“Kanë kaluar 20 vjet prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, është shprehur presidentja e Hungarisë.

Ndërsa, presidentja Osmani, ka thënë se shpreson që të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë kryesimit të Çekisë me Presidencën e BE-së.

Sipas Osmanit , ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngritën në një nivel më të lartë dhe se “Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin e vendit kandidat”.

Novak para vizitës në Prishtinë, ka qëndruar në Bukuresht, Beograd dhe Zagreb.

Gjatë samitit të Procesit Bërdo-Brioni, më 12 shtator, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave.

Sipas tij, kjo thirrje është edhe pjesë e konkluzioneve që u miratuan pas samitit të së hënës.

Ndryshe nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Kosovës i janë vendosur dhjetëra kritere, edhe shtesë, të cilat, sipas të dyja palëve, janë plotësuar. Megjithatë, nga viti 2018, shtetet e BE-së nuk kanë arritur pajtim për t’iu mundësuar kosovarëve lëvizje të lirë.

Rezerva të mëdha kanë shprehur sidomos Franca dhe Holanda.

Aktualisht, Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) të nënshkruar me BE-në.

Kjo marrëveshje kontraktuale – e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian – është nënshkruar në vitin 2014, ndërsa ka hyrë në fuqi më 2016.

You Might Also Like

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Vdes në QKUK i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren

Rama: Prishtina po pozicionohet si aktor i rëndësishëm në hartën globale

Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Viti

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
PZAP urdhëron KQZ-në të shpallë të vlefshme tri fletëvotime
DW: Ekipi i Trumpit për Ballkanin – dhuratë për Beogradin
Ushtritë janë në gatishmëri në zemër të Afrikës: A po pret bota për një tjetër luftë të madhe?
Astra: Pesë oficerë rusë u zhdukën pasi refuzuan të luftonin në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?