By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorja publikon fotografi në Speciale: Viktimat e Sali Mustafës torturoheshin këtu, ishin të gjithë shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokurorja publikon fotografi në Speciale: Viktimat e Sali Mustafës torturoheshin këtu, ishin të gjithë shqiptarë
Lajme

Prokurorja publikon fotografi në Speciale: Viktimat e Sali Mustafës torturoheshin këtu, ishin të gjithë shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 2:33 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Silvia D’Ascoli, ka publikuar fotografi të disa objekteve në Zllash, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, ku pretendojnë se me urdhër të ish-eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa, torturoheshin e vriteshin njerëz në prill të vitit 1999.

Në fjalën përmbyllëse, ajo tha se njësia BIA, të cilën e udhëhiqte Sali Mustafa, “e përdorte këtë vend si një nga bazat e veta” dhe se Sali Mustafa “e kontrollonte kompleksin”.

“Kush ishin viktimat në këtë çështje? Viktimat ishin të gjithë shqiptarë të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk merrte pjesë aktive në luftime në kohën e arrestimit, keqtrajtimit, apo në një rast, vrarë”, tha ajo.

Prokurorja D’Ascoli tha se “askush prej tyre nuk i ndihmoi forcat serbe në ndonjë mënyrë”.

“U arrestuan, u rrëmbyen, u dërguan në atë kamp në Zllash”, tha ajo.

Prokurorja tha se zona ku mbaheshin të ndaluarit ishte “e izoluar”

Prokurorja tha se “viktimat i mbanin në një stallë, një vend që përdorej për t’i mbajtur bagëtinë”.

Duke treguar dy fotografi të objekteve ku pretendonte se mbaheshin të ndaluarit, ajo tha se disa prej tyre ishin edhe “në bodrumin e objektit”.

“Ata keqtrajtoheshin vazhdimisht në këto vende. Në katin e sipërm të objektit, të ndaluarit merreshin në pyetje dhe torturoheshin”, tha D’Ascoli.

Ajo e ka theksuar kapelën e kuqe të cilën tha se e ka bartur i akuzuari. Sipas saj, kjo ishte një tjetër dëshmi që do të duhej të merrej parasysh.

“Kapela e kuqe ishte tipar dallues i të akuzuarit ku ai dallohej nga pjesa tjetër e anëtarëve të UÇK-së. Kapela e kuqe është tipar dallues për të dhe kjo është identifikuar edhe nga dëshmitarët”, tha prokurorja.

Fjalën përmbyllëse, në të cilën do të propozojnë dënimin, po e prezantojnë sot prokurorët, ndërsa të mërkurën, më 14 shtator, mbrojtja e Mustafës dhe përfaqësuesi i viktimës do ta thonë fjalën e tyre përfundimtare.

Të enjten më 15 shtator palët do të shkëmbejnë argumente shtesë.

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës parandalon aktivitetet kriminale të pesë personave në Zveçan

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Euronacionalizmi 2024!
Ish-gjenerali Pavel prinë në garën për president të Çekisë
Çitaku: Kurti e eksponentët e VV-së, krijojnë kriza dhe konflikte me aleatë
Vitia: Shifra e ikjes së mjekëve është ulur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?