By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dreka 3 euro, kafeja 30 cent: Një vend mesdhetar me bukuri të jashtëzakonshme që kalon nën radarin e turistëve
August 20, 2025
Një frut për 1,750 euro? Një objekt dëshire për të pasurit që e adhurojnë për shijen e tij të veçantë
August 20, 2025
Plazhet e Halkidikisë: Shkelësit dhe pushtuesit
August 20, 2025
Vizitorë nga e gjithë bota përjetojnë magjinë e Alpeve Shqiptare
August 20, 2025
Vazhdon ngritja e çmimeve, ankohen qytetarët
August 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria hungareze ashpërson rregullat për abortin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria hungareze ashpërson rregullat për abortin
Rajon / Botë

Qeveria hungareze ashpërson rregullat për abortin

Kosova Times
Last updated: 2022/09/13 at 2:40 PM
Kosova Times Published September 13, 2022
Share
SHARE

Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekret përmes së cilit kërkohet që mjekët t’ua tregojnë grave që duan të kryejnë abort, shenjat vitale të fetusit. Ky obligim paraqet ashpërsim të rregullave relativisht liberale të abortit në Hungari.

Dekreti thotë se personeli shëndetësor duhet t’iu ofrojë grave shtatzëna “një tregues të qartë e të identifikueshëm të shenjave vitale të fetusit” përpara se të vazhdojnë me çdo procedurë të abortit. Ky rregull hyn në fuqi më 15 shtator.

Ministria e Brendshme e Hungarisë tha se “gati dy e tretave e hungarezëve e lidhin fillimin e jetës së një fëmije me rrahjet e para të zemrës” dhe se pajisjet moderne mund të detektojnë rrahjet e zemrës së fetusit në fillim të shtatzënisë, gjë që mund t’u “japë informacion më të plotë grave shtatzëna”.

Ligjet e abortit në Hungari janë relativisht liberale dhe kanë mbetur pothuajse të pandryshuara qëkur aborti u lejua më 1953.

Qeveria nacionaliste hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e portretizon veten si kampione të vlerave të familjes tradicionale dhe ka ofruar shkurtime tatimore dhe subvencione për familjet që kanë shumë fëmijë, në përpjekje për të rritur nivelin e natalitetit.

Qeveria po ashtu ka futur në Kushtetutën e vitit 2011 pjesën që “jeta e fetusit duhet të mbrohet nga ngjizja”, por sërish ka tentuar që të ashpërsojë rregullat e abortit.

Ligjvënësja hungareze nga një parti e krahut të djathtë, Dora Duro, shkroi në Facebook se partia e saj, “Atdheu Ynë” ka paraqitur këtë kërkesë të re, duke shtuar se Qeveria ka miratuar këtë kërkesë për t’i detyruar shtatzënat që të dëgjojnë të rrahurat e zemrës së fetusit para se të kryejnë abort.

“Ky është vendimi i parë pro-jetës qëkur është miratuar aborti më 1956, duke thyer tabunë prej dekadash”, shkroi ajo.

You Might Also Like

Ambasadori rus Kharchenko i quan protestat ne Serbi revolucion me ngjyra

Zëvendësdrejtori i Qendrës Jelcin gjobitet për ripostimin e vajzës së Jelcinit

Trump vendos sanksione ndaj gjyqtarit kanadez të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Droni rus rrëzohet në Poloni

VIDEO Ai u çmend në aeroportin e Italisë. Ai goditi me çekiç, ndezi zjarr…

Kosova Times September 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump kërcënon sërish vendet e BRICS me tarifa 100% për krijimin e një monedhe të vetme

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Presioni i lartë i gjakut: Mjafton vetëm ta ulni këtë përbërës…
FShF: Informacioni që duhet të dinë tifozët shqiptarë për t’u pajisur me bileta
Dy raste të heqjes së patent shoferit në Ferizaj nga shpejtësia
Reuters: Serbia pranoi të furnizonte me armë Ukrainën, dokumenti sekret zbulon gjithçka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?