By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia pretendon fitore në fushëbetejë, Ukraina në pritje të armatimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia pretendon fitore në fushëbetejë, Ukraina në pritje të armatimit
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia pretendon fitore në fushëbetejë, Ukraina në pritje të armatimit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 4:48 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla territoriale gjatë luftimeve intensive në lindje të Ukrainës, mes raportimeve se Moska ka dislokuar forca shtesë në rajonin Kursk, në kufi me Ukrainën, për të mbrojtur kufirin dhe për të garantuar siguri.

Kievi ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Denis Pushilin, administrator në pjesët që kontrollohen nga rusët në Donjeck. Ai pretendoi se forcat ruse kanë përparuar afër qytetit të Vuledarit, që është epiqendër e luftimeve në betejën për kontrollin e pjesës lindore të Ukrainës.

“Ne nuk kemi humbur pozicionet tona”, tha Yevgen Yerin, zëdhënës i ushtrisë ukrainase, i ngarkuar për këtë pjesë të territorit.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgesat e armatimeve të rënda, që i janë premtuar gjatë javëve të fundit, teksa Kievi po tenton të mbajë territorin në lindje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është “shumë e vështirë” pasi forcat ruse po bëjnë “përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, respektivisht, përderisa Mbretëria e Bashkuar më herët gjatë janarit tha se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2. Gjermania po ashtu do të lejojë shtetet tjera, sikurse Norvegjia dhe Polonia, që t’i dërgojnë Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.

Polonia tha se do t’i japë Ukrainës edhe 60 tanke, përveç 14 tankeve Leopard 2, që ia kishte premtuar më herët.

Ushtarët ukrainas aktualisht janë në Britani për t’u trajnuar për armatimin e avancuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë më 29 janar, megjithëse dërgimi i armëve të reja pritet të marrë kohë disa muaj.

“Rusia dëshiron që lufta të zvarritet dhe që forcat tona të lodhen”, tha Zelensky.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, presin që të nisin ofensiva gjatë javëve në vijim, dhe tanket pritet të luajnë rol vital në këto beteja, kanë vlerësuar ekspertët.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 1979 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times April 6, 2025
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Suedia dhe Ukraina padisin Iranin
Pingpong/Ka filluar sezoni vjeshtor në ligën e parë të femrave dhe meshkujve dhe ligën e dytë të meshkujve
Suedia raporton rastin e parë me variantin më infektues të lisë së majmunëve
Maria nga Kolumbia vdiq pasi u hodh nga një taksi në lëvizje: Ajo u grind me shoferin për një tarifë prej 4 eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?