By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sërish kërkohet shkarkimi i prokurorëve lidhur me rastin e dhunimit të së miturës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sërish kërkohet shkarkimi i prokurorëve lidhur me rastin e dhunimit të së miturës
Ballina 1Lajme

Sërish kërkohet shkarkimi i prokurorëve lidhur me rastin e dhunimit të së miturës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/14 at 11:20 AM
Kosova Times Published September 14, 2022
Share
SHARE

Para ndërtesës së Këshillit Prokurorial në Prishtinë, mëngjesin e 14 shtatorit u mbajt një protestë simbolike, për të kërkuar shkarkimin e prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, lidhur me dështimin për të parandaluar rastin e dhunimit të një të miture.

Anita Mjeku nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se këta dy prokurorë janë përgjegjës për mosparandalimin e dhunimit të një të miture.

Lajmi për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë u bë publik muajin e kaluar.

Gjatë aksionit të sotëm, në hyrjen e Këshillit Prokurorial u vendosën shirita të policisë, me emrat e dy prokurorëve, dhe organizatorët thanë se shiritat simbolizojnë “skenën e krimit”.

“Dhunimi i vajzës 11-vjeçare nga pesë burra muajin e kaluar ishte ngjarje që mund të parandalohej. Kjo nuk do të ndodhte nëse prokurori i rastit, Ruhan Salihu nuk do të bënte punën e tij në qershor, kur dhunimi i të miturës nga gjashtë persona u raportuar. Ne jemi të vetëdijshëm se të paktën dy raste të dhunës seksuale, në të cilat Ruhan Salihu ka qenë prokuror, ai nuk i ka trajtuar me seriozitet ato”, tha ajo.

Dorëheqjen e Munishit e ka kërkuar më 4 shtator edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ajo kishte vlerësuar se duhet të merren masa kundër “prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kryejnë detyrat e tyre”.

Në Kosovë janë mbajtur një sërë protestash pas dhunimit të së miturës. Protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga organet e drejtësisë.

Mjeku ka shtuar se protestat para Këshillit Prokurorial të Kosovës do të vazhdojnë derisa të shkarkohen prokurorët Salihu dhe Munishi.

Protestuesit po ashtu po kërkojnë që rasti i dhunimit të së miturës të kalojë në Prokurorinë Speciale.

Më 5 shtator, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se 11-vjeçarja, që u dhunua nga pesë persona në Prishtinë më 27 gusht, ishte abuzuar seksualisht për më shumë se një vit.

Deri më tani, autoritetet kanë caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për 11 të dyshuarit për dy rastet e dhunimit të 11-vjeçares.

Policia e Kosovës ka thënë se çdo ditë raportohen dhjetëra raste të dhunimit seksual.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Rrjetit të Grave, numri më i madh i dhunimeve janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga 2 deri në 15 vjet burgim për dhunimin dhe sulmet e tjera seksuale.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times September 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WaPo: koordinatori i sabotimit në Nord Streams ishte koloneli ukrainas Roman Chervinsky

Kosova Times Kosova Times November 12, 2023
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
Trump thotë se dalja e parakohshme nga G7 nuk ka të bëjë fare me një armëpushim Izrael-Iran
Në Moldavi, Ukraina kërkon anëtarësim në NATO dhe garanci sigurie
Gërvalla: Kosova do ta mbrojë integritetin e saj territorial
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?