By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
June 6, 2025
Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri
June 6, 2025
Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë
June 6, 2025
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vizita e Papa Françeskut në Kongo e gëzon komunitetin LGBT
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vizita e Papa Françeskut në Kongo e gëzon komunitetin LGBT
Rajon / Botë

Vizita e Papa Françeskut në Kongo e gëzon komunitetin LGBT

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 5:12 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Aktivistët e komunitetit LGBT+ (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Republikën Demokrate të Kongos, janë duke e festuar vizitën e Papa Françeskut në këtë vend, pas deklaratës së tij për dekriminalizimin e lidhjeve midis çifteve të gjinisë së njëjtë.

Lidhjet midis çifteve të gjinisë së njëjtë janë të jashtëligjshme apo tabu në shumë shoqëri konservative afrikane, duke përfshirë edhe Sudanin Jugor, të cilin Papa Françesku do ta vizitojë pas Kongos.

Kisha Katolike beson se pëlqimet mes personave të gjinisë së njëjtë nuk janë mëkat, mirëpo të veprosh në atë pëlqim është mëkat.

Megjithatë, aktivistët si Scaly Kep’na në Kinshasa janë frymëzuar nga fjalimi i Papës për dekriminalizimin e lidhjeve mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Është mesazh i bukur, që bën thirrje për përfshirje dhe gjithashtu për evolucion të Kishës”, tha Kep’na, udhëheqëse e të rinjve në organizatën Jeunialissime që lufton diskriminimin.

Në vjetët e fundit Papa Françesku është shprehur se ai nuk mund t’i gjykojë homoseksualët, sepse sipas tij edhe ata janë “fëmijë të Zotit”, dhe se Kisha Katolike duhet të kërkojë falje për mënyrën se si e ka trajtuar komunitetin LGBT+.

Sipas të dhënave më të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e këtij komuniteti, ILGA, shtetet afrikane përbëjnë gjysmën e listës me 64 vende në botë që dënojnë marrëdhëniet e personave të gjinisë së njëjtë.

“Këto deklarata janë një hap përpara për të ardhmen e Afrikës, të ardhmen e vendit tonë dhe veçanërisht të ardhmen e diskursit fetar në botë,” i tha Kep’na agjencisë së lajmeve, Reuters.

Papa arriti në Kinshasa të martën për vizitën e parë e tillë që nga viti 1985 në këtë shtet.

Edhe në vendet afrikane si Kongoja, që nuk i përjashtojnë në mënyrë eksplicite marrëdhëniet seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë, pjesëtarët e komunitetit LGBT+ ende përballen me diskriminim ligjor bazuar në ligjet në fuqi.

Edhe pse nuk është bërë e ditur nëse Papa do të flasë për këtë temë gjatë vizitës së tij në Kongo dhe Sudanin Jugor, ku ai do të qëndrojë deri më 5 shkurt, mesazhi i tij është dëgjuar nga shumë besimtarë katolikë të kontinentit, tha Julia Mukuala, 38-vjeçare, aktiviste kongoleze.

“Ne mendojmë se do të ndryshojë perceptimin e të gjithë njerëzve fetarë në vendet tona që mendojnë se kur je homoseksual, duhet të masakroheni, të çnjerëzoheni apo se jeni djaj”, tha ajo përmes një telefonate.

Organizata e saj të martën vendosi një pankartë të madhe në Kinshasa në emër të komunitetit LGBT+ kongolez, të zbukuruar me një flamur të këtij komuniteti dhe një mesazh mirëseardhjeje për Papa Françeskun.

“Shenjë mëshire”

Mirëpo, jo të gjithë e shohin Papa Françesku si mbështetës të komunitetit LGBT+.

“Ati i shenjtë nuk është aspak mbështetës i homoseksualitetit”, tha Atë Alain Difima, kreu i abatëve katolikë të Kinshasës, i cili i interpretoi komentet e Papës që kërkonte dekriminalizimin si një shenjë të mëshirës së tij.

“Papa thjesht donte të tregonte se një person që e praktikon homoseksualitetin është ende pjesë e shoqërisë… Është mënyra e tij për t’i dhënë mundësi një personi homoseksual që bota e sheh si kriminel”, tha ai përmes një telefonate.

Klerikë të tjerë katolikë kanë pikëpamje më të ashpra.

Prifti Samuel Abe, administrator i Kryedioqezës Katolike në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, tha se shpreson që gjatë vizitës së kreut të Selisë së Shenjtë të bisedohej për të drejtat e komunitetit LBGT+.

“Në kulturën tonë sudaneze, ne as nuk praktikojmë apo bëjmë këtë lloj gjëje…Nuk kemi nevojë të debatojmë për atë që nuk na ndikon”, tha Abe përmes një telefonate.

Në Kinshasa të mërkurën, teksa mijëra njerëz ishin në radhë për meshën e hapur të Papës, shumica nuk pranuan të përgjigjen kur u pyetën se çfarë mendonin për qëndrimin e tij ndaj dekriminalizimit të komunitetit.

Për Bienvenue Lukokisa, i cili bën fushatë për të drejtat e grave dhe fëmijëve ushtarakë, çështja varet nga besimet dhe kulturat personale.

“Njerëzit duhet të bëjnë atë që duan, por për ne themi se jemi të rrënjosur dhe mbrojtës të vlerave tona afrikane.”

You Might Also Like

“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali

Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: ShBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Vuçiq: Eksportojmë të gjitha armët që mundemi
QKUK së shpejti edhe me një shërbim për qytetarë
Brenda nje distance te disa oreve: Vriten dy aleatë të Putinit
Osmani takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?