By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
Rajon / Botë

Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 11:46 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus.

Lidhja e re e gazit, ndërtimi i së cilës financohet pjesërisht me para të BE-së, pritet të përfundojë në muajin tetor.

Gazsjellësi pritet të ketë kapacitet prej 1.8 miliard metër kub gaz në vit në secilin drejtim.

Ky sistem i gazsjellësit do të transportojë gaz nga Azerbajxhani deri në perëndim të Evropës, por po ashtu do t’i japë qasje Serbisë në gaz të lëngshëm natyror, përmes porteve në Greqi.

“Gazsjellësi ofron mundësi të reja për rajonin përmes diversifikimit të vërtetë dhe sigurisë së furnizimeve”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në ceremoninë e nisjes së ndërtimit.

Homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se gazsjellësi do të ndihmojë “në sigurimin e energjisë në të ardhmen… për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore”.

Ndërtimi i gazsjellësit në pjesën serbe ka nisur në shkurt të vitit 2022, por lufta në Ukrainë ka shkaktuar vonesa në dërgesat për ndërtimin e gazsjellësit në anën bullgare.

Dy shtetet kishin nënshkruar marrëveshje më 2012 për ndërtimin e gazsjellësit prej 170 kilometrash.

Bullgaria ishte pothuajse krejtësisht e varur nga gazi rus, duke transportuar rreth 3 miliardë metër kub në vit, deri kur Moska ndërpreu krejtësisht furnizimet në prill të vitit 2022, pasi Sofja refuzoi që të paguante me rubla ruse për gazin e Moskës, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Që nga ajo kohë, Bullgaria ka pranuar gaz përmes dërgesave detare nga Azerbajxhani, përmes linjës nga Greqia.

Serbia, në anën tjetër, vazhdon të mbajë lidhje miqësore me Rusinë.

Beogradi vitin e kaluar nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me Gazpromin rus, duke nxitur kritika nga Brukseli, në kohën kur BE-ja po tenton të ulë varësinë nga energjia ruse.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Skandal! Mësuesja në faqet për të ritur: E pushuan menjëherë nga puna, por reagimi i sindikatës është tronditës!

Kosova Times Kosova Times June 2, 2023
Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme
Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP, Hasani: Bashkëpunimi rajonal, themel për integrimin në BE
Funksionalizohet Rezonanca magnetike
Gjinvoci pas intervistimit nga Policia: Plagjiatorët s’kanë vend në UP, veprimet tona do të jenë të paparashikueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?