By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Funksionalizohet Rezonanca magnetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Funksionalizohet Rezonanca magnetike
Shëndetësi

Funksionalizohet Rezonanca magnetike

Kosova Times
Last updated: 2023/06/12 at 3:59 PM
Kosova Times Published June 12, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u.d. Drejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arenliu, drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Shkëndije Nuza, sot vizituan Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe u funksionalizua rezonanca magnetike e cila do të shtojë vëllimin e shërbimeve në sektorin publik.

Pas vizitës në hapësirat e Aparaturës radiologjike, Kryeministri Kurti, tha se dëshirojnë që të ketë sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore, të ketë diagnostikim më të mirë për të gjithë pacientët dhe të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurta të pritjes për pacientët.

‘’Pas funksionalizimit të rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në Spitalin Pediatrik këtu në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit’’ tha Kryeministri Kurti.

Para të pranishmëve në këtë ngjarje, Kryeministri Kurti, shprehu mirënjohje ndaj mantel bardhëve, për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm në jetën e gjithsecilit duke i përgëzuar ata për këtë të arritur shumë të rëndësishme, meqenëse siç tha ai, shërimi dhe terapia siç e dimë, varen shumë prej diagnostikimit sa më cilësor, sa më të thellë dhe kjo në njërën anë, sigurisht që varet nga kuadri mjekësor, ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky shërbim i ri është në vazhdën e punës që po bëhet kohëve të fundit me një intensitet të shtuar, për të shkurtuar edhe listat e pritjes, por edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.

Më tej, ministri Vitia tha se është bërë lista prej 42 milionë euro investime, e cila do të adresojë investime në infrastrukturë edhe në pajisje, në njërën anë për të përmirësuar shërbimet dhe cilësinë e tyre dhe në anën e tyre për të marrë sa më shumë shërbime të reja qytetarët e Republikës në institucionet tona publike.

Kjo aparaturë moderne përbëhet nga një sistem i përparuar që do të shtojë numrin e pacientëve, në këtë rast fëmijëve, gjë që do të mundësojë planifikimin e më shumë ekzaminimeve. Veçanërisht, do të shkarkojë fluksin e pacientëve në rezonancën magnetike në Klinikën e Neurologjisë për raste të fëmijëve, si dhe do të mundësojë shtimin e numrit të ekzaminimeve qoftë spitalore apo ambulantore.

Në Klinikën e Radiologjisë gjatë ditës, në secilin prej aparateve të rezonancës magnetike, mesatarisht realizohen 20 deri 24 raste në ditë. Me funksionalizimin e rezonancës magnetike e cila do të shërbejë vetëm për fëmijët, ky numër do të shtohet në 35-40 ekzaminime në ditë.

Aparatura radiologjike është donacion nga fondacioni “Sheikha Fatima”, vlera e së cilës është mbi 1 milion euro, donacion i dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Atëherë, ju faleminderit shumë që na keni ndjekur në këtë vizitë në Spitalin Pediatrik, me rastin e funksionalizimit të rezonancës magnetike këtu. Pas funksionalizimit të rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në Spitalin Pediatrik këtu në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.

Në njërën anë pra, ne dëshirojmë që të ketë sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore, të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientët dhe të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurta të pritjes për pacientët.

Ne i falënderojmë të gjithë doktorët, mjekët, infermierët, që i takuam këtu, i përgëzuam për këtë të arritur shumë të rëndësishme, meqenëse shërimi dhe terapia siç e dimë, varen shumë prej diagnostikimit sa më cilësor, sa më të thellë dhe kjo në njërën anë, sigurisht që varet nga kuadri mjekësor, ndërkaq në anën tjetër edhe nga teknologjia moderne, çfarë është edhe kjo rezonancë magnetike, e cila u funksionalizua, vlera e së cilës është mbi 1 milion euro dhe që është sërish donacion, për çfarë ne edhe falënderojmë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pra, ta gëzojnë, edhe mjekët edhe pacientët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arsyet e vërteta pse njerëzit po lindin më pak fëmijë

Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët

IKSHPK: 23 raste të infektuar me fruth gjatë muajit maj

Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale

Pajisjet dhe miopia: oftalmologët shpjegojnë pse lodhja dixhitale është e dëmshme për shikimin tuaj

Kosova Times June 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kongresisti Moulton i bashkohet Kaukusit shqiptar në Kongresin Amerikan

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
Qeveria e Kosovës vendos të strehojë më shumë gazetarë ukrainas
Kurti homazhe në përvjetorin e tetë të Astrit Deharit: Vrasja e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon
Shtylla rrezikon banorët në Prizren
Organizohen xhirot e radhës në Superligën e Kosovës në pingpong
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?