By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin
Ballina 2Rajon / Botë

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Kosova Times
Last updated: 2023/02/05 at 6:59 PM
Kosova Times Published February 5, 2023
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të insekteve në 27 vendet anëtare, si masë për të parandaluar pasojat e zvogëlimit të popullsisë së pjalmuesve.

“Shkencëtarët thonë se një e treta e të gjitha llojeve të bletëve, fluturave apo insekteve tani janë në rënie të madhe dhe kjo rënie është vërtet shqetësuese. Pjalmuesit kanë nevojë për mbrojtje më të fortë. Zhdukja e pjalmuesve do të shkaktonte kolaps të ekosistemeve. Do të ishte fjalë për fjalë një makth, dhe ne duhet ta shmangim atë skenar”, tha Virginius Sinkevicius, Komisionari i BE-së për Mjedisin.

Maqedonia e Veriut, megjithëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është duke përgatitur ligjin për rigjenerimin e natyrës, ku theksohet nevoja për të ruajtur dhe restauruar ekosistemet, të cilat janë degraduar dhe nga të cilat varet dhe mbijetesa e insekteve.

Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve shkatërron familjet e bletëve

Bletarët thonë se në tri dekadat e fundit rezulton se një nga kërcënimet kryesore për insektet pjalmuese, ku bëjnë pjesë dhe bletët, është përdorimi pa kriter i pesticideve.

Më pas, një tjetër shkak i rëndësishëm i degradimit, është shkatërrimi i habitateve natyrore brenda sistemeve bujqësore, si gjerdhet, muret prej guri të thatë, të gjithë elementët e natyrshmërisë brenda të cilave insektet mund të gjejnë një shtëpi dhe bimët mund të rriten dhe të prodhojnë lule, të cilat janë ushqim për këto insekte.

Dragi Spasençov nga fshati Ljubanci i Shkupit, ka më shumë se 43 vjet që merret me bletari. Ndryshe nga më parë, kur prodhonte 48 kilogramë mjaltë vetëm nga një koloni (familje)bletësh, në dy vjetët e fundit prodhimi i mjaltit ka shënuar ulje të theksuar, ai tani mesatarisht mbledh vetëm 100 gramë nga një koloni bletësh, koshere.

“Imagjinoni 100 gramë, mesatarisht?” Ndryshimet klimatike luajnë rol të madh. Ngrohja globale, rrezatimi … janë faktorë që godasin mbijetesën e bletëve.

“Për momentin kam 100 familje bletësh, por vërej se bletët e mia gjithnjë e më shumë janë të shqetësuara nga ndikimet klimatike, gjë që çon në zvogëlimin e numrit të tyre”, thotë Spasençov.

Ndryshimet klimatike ulin prodhimin e mjaltit

Vençe Bilbillovki, bletar, thotë për Radion Evropa e Lirë se, ndryshimet klimatike kanë ulur dukshëm numrin e bletëve.

“Jemi dëshmitarë të temperaturave të ulëta në prill, gjatë vegjetacionit, kur çelin pemët. Ka raste kur temperaturat ulen nën zero, gjë që ndikon negativisht në nektarimin e bletëve, në kohën kur ata duhet të zhvillohen.

Gjithashtu gjatë verës temperaturat shkojnë në mbi 35 apo 40 gradë, që është shumë pak në favor të mbledhjes së nektarit.

Lulet lëshojnë nektar, por për shkak të temperaturave të pavolitshme, bletët nuk janë në gjendje ta thithin atë, dhe kjo ndikon në uljen e prodhimit të mjaltit” thotë Billbillovski.

Ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ujërave ka bërë të ditur se është duke u ndarë mjete bletarëve, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë masash po ndërmerr për të parandaluar zvogëlimin e numrit të bletëve.

Ambientlistët besojnë se masat aktuale janë të pamjaftueshme, pasi ulja e numrit të insekteve pjalmuese, të tilla si bletët, grerëzat dhe fluturat, kanë ndikim deri në 80 për qind në uljen e rendimentit të të mbjellave.

Organizatat joqeveritare EKO SVEST, beson se vëmendja që i kushtohet veçanërisht mbrojtjes së pjalmuesve është shumë e kufizuar.

“Sa i përket kornizës ligjore të bujqësisë dhe ambientit jetësor, kemi mangësi serioze për sa i përket lëshimit të materieve të rrezikshme, shfrytëzimit të pesticideve, pastrimit të ujërave të zeza dhe elementë të tjerë që paraqesin rrezik serioz për pjalmuesit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Simona Trajkovska, koordinatore e projektit në organizatën joqeveritare, EKO SVEST.

Maqedonia e Veriut i ka të regjistruar rreth gjashtë mijë bletarë, të cilët se posedojnë rreth 230 mijë koshere.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kosova Times February 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

Kosova Times Kosova Times January 30, 2023
Gjendet e vdekur një grua e moshuar në Nabërgjan të Pejës
Superliga vjen sot me duelin Drita-Ferizaj
Ish-kryenegociatori serb: Serbia po largohet nga BE, po afrohet me Rusinë
Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit dhe fesë|
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?