By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova nis një kontingjent të FSK-së drejt Turqisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova nis një kontingjent të FSK-së drejt Turqisë
Ballina 1Lajme

Kosova nis një kontingjent të FSK-së drejt Turqisë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 10:22 PM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë për t’i dalë në ndihmë këtij shteti që, më 6 shkurt, u godit nga tërmete të fuqishme vdekjeprurëse.

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, tha se kontingjenti përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim-shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”, shkroi Mehaj në Facebook.

Më herët, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmë Republikës së Turqisë “në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme”.

Osmani në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar humanitar në Turqi “për t’i mbështetur përpjekjet e autoriteteve turke për tejkalimin e pasojave tragjike të tërmeteve të sotme”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së, sipas kërkesës së ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.

Qeveria e Kosovës tha se është duke marrë informata nga Turqia “nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasada e Kosovës në Turqi ka vendosur dy numra emergjentë, për qytetarët e Kosovës, nëse u duhet ndihmë:

  • Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
  • Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Një tërmet prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën pjesën juglindore të Turqisë dhe atë veriore të Sirisë.

Në dy shtetet janë raportuar për mijëra viktima dhe të plagosur.

Turqia shpesh goditet nga tërmete të fuqishme, por disa ekspertë kanë vlerësuar se ky ishte një ndër tërmetet më të mëdha.

Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona.

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti kampion të kampionatit individual të Kosovës për U21 “Adem Jashari”

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturë
​Osmani takohet me sekretarin e OIC, thekson rëndësinë e njohjeve nga vendet islamike
Ministri Çeku: Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër
Vidhen kabllot elektrike të fabrikës së Plastikës që ishte djegur më parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?