By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Makina përplaset me turmën në paradë në Holandë, nëntë të plagosur
December 22, 2025
Anglezi akuzohet se e drogoi gruan e tij për 13 vjet dhe solli burra për ta përdhunuar
December 22, 2025
Kurti premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin
December 22, 2025
Osmani ngushëllon familjen dhe artistët për ndarjen nga jeta të Shemit
December 22, 2025
Hamza nga Rahoveci premton mbështetje për prodhimin vendor
December 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MSh planifikon mbi 5 milionë euro investime në Shtime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MSh planifikon mbi 5 milionë euro investime në Shtime
Lajme

MSh planifikon mbi 5 milionë euro investime në Shtime

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 5:38 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë. Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu dhe kabinetin e tij, ministri Vitia tha se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, tha ministri Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Shtimes shprehi falënderimin për angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që Komuna e Shtimes të ketë investime të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, është lajm shumë i mirë që vëmendja e pushtetit qendror është kthyer edhe kah Komuna e Shtimes e cila ka qenë e diskriminuar sa i përket investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Pas këtij takimi, së shpejti do të mbahet edhe një takim i radhës me të gjitha ministritë e linjës për të definuar procesin dhe përgjegjësitë në kuadër të shtimit të kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe ndërtimin e Entit Special dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Shtimes. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për gjithsecilin

Osmani ngushëllon familjen dhe artistët për ndarjen nga jeta të Shemit

Hamza nga Rahoveci premton mbështetje për prodhimin vendor

Haradinaj në Deçan premton investime dhe energji me çmim të përballueshëm

Abdixhiku premton mbështetje për familje dhe investime në arsim

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK me departamente të Forumit të Rinisë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2022
Hapet panairi i 23-të i librit
Reklamat Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave
Nesër votohet në zgjedhje të dyfishta në Maqedoni të Veriut
Shfaqet nje simptome e re e çuditshme e koronës. Gjithnjë e më shumë njerëz po e raportojnë këtë sëmundje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?