By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky në Londër kërkon avionë modernë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky në Londër kërkon avionë modernë
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky në Londër kërkon avionë modernë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 5:21 PM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve britanikë të mërkurën se do të bënte gjithçka që mundej për ta bindur botën që t’i siguronte Ukrainës avionë modernë, për t’i ndihmuar forcat e tij të mposhtin Rusinë.

“Ne… do të bëjmë gjithçka të mundur dhe të pamundur për ta bërë botën të na sigurojë avionë modernë për të fuqizuar dhe mbrojtur pilotët që do të na mbrojnë”, u tha Zelensky qindra ligjvënësve në sallën Westminster të Londrës.

Ai iu referua monarkut britanik, Mbretit Charles, i cili është pilot i trajnuar i avionëve luftarakë, dhe tha se të gjithë pilotët luftarakë në Ukrainë trajtohen si mbretër, “sepse ne kemi kaq pak të tillë, prandaj ata janë shumë të çmuar për ne”.

Britania njoftoi për dërgesat e menjëhershme ushtarake, që t’i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër forcave ruse, dhe u zotua se do të trajnojë pilotët, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Londër me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Vizita në Londër është e dyta e Zelenskyt jashtë vendit që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të tij më 24 shkurt. Në dhjetor, ai realizoi vizitën e parë jashtë vendit, përkatësisht vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të enjten, Zelensky pritet të udhëtojë për në Bruksel, ku do të mbahet një samit i Bashkimit Evropian.

Në nisje të takimit me Sunakun, Zelensky e falënderoi Britaninë për mbështetje të shtetit të tij “që nga dita e parë e pushtimit në shkallë të gjerë”.

“Faleminderit shumë, ne jemi krenarë, vërtet, dhe kemi raporte shumë të mira me Rishin”, tha Zelensky.

Takimi ndërmjet dy liderëve ishte i shkurtër.

Britania, që ka punuar me trupat ukrainase, tha se do të ofrojë trajnime shtesë në mënyrë që pilotët ukrainas të jenë në gjendje që në të ardhmen t’i pilotojnë “avionët luftarakë, të sofistikuar, me standarde të NATO-s”, duke shtuar se kjo ishte “pjesë e investimit afatgjatë në ushtrinë e tyre”.

Sunak tha se vizita e Zelenskyt në Britani është testament i “kurajës së Ukrainës, vendosmërisë dhe luftës, si dhe i miqësisë së pathyeshme ndërmjet dy shteteve tona”.

“Jam shumë i lumtur që sot ne do të zgjerojmë trajnimet nga ushtarët te marinsat dhe te pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që ushtria ukrainase të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj mirë në të ardhmen”.

Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles.

Gjatë kësaj vizite, Britania po ashtu do të njoftojë për sanksione të reja që shënjestrojnë individë dhe kompani “që po përfitojnë nga makineria e luftës së Kremlinit”.

Zelensky u ishte adresuar ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, përmes video-lidhjes nga Kievi.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Si të përgatisni burgerin e përsosur gustator

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Ukraina reagon ndaj deklarates se Milovanoviqit
IKSHP: Mbeturinat në Prishtinë, rrezik për përhapje të sëmundjeve infektive
Putini ia jep Urdhrin e Miqësisë Vulinit
Tetë prej kandidatëve për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin Rep
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?