By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Borrell pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit
Ballina 1Lajme

Borrell pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 3:26 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke arritur në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, ka paralajmëruar se do t’i informojë liderët për ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë është zhvilluar kohëve të fundit.

“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell.

Duke folur për samitin e BE-së, i cili zhvillon punimet të enjten dhe të premten në Bruksel, Borrell ka thënë se do të kërkojë nga liderët e vendeve anëtare që të japin një mbështetje të fuqishme në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi, dhe t’u kërkojnë që të punojnë seriozisht për këtë propozim, që është rruga e vetme për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi kaluar prej një krizë në tjetrën. Tash ka ardhur koha për de-eskalim dhe për punë konstruktive“, ka thënë Borrell.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së që është duke u zhvilluar të enjten e 9 shkurtit.

Porosia për pritjet nga dialogu do të përfshihet edhe në konkluzat që do të miratohen në këtë samit.

“Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë“, thuhet në draft.

“Këshilli i BE-së mirëpret propozimin Evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane“, thuhet në propozimin e tekstit të konkluzave që do të miratohet në samitin dy ditësh të shefave të shteteve të BE-së në Bruksel.

Në të njëjtin tekst liderët e vendeve anëtare do të përsërisin edhe thirrjen për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët.

“Këshilli Evropian u bën thirrje të dyja palëve që të implementojnë, në tërësi dhe pa kushte, obligimet të cilat i kanë pranuar në kuadër të dialogut, përfshirë edhe marrëveshjet nga vitet 2013 dhe 2015 për të krijuar Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe“, thuhet në pjesën e konkluzave.

Në BE presin që “së shpejti“ të organizohet një takim në nivel të lartë në kuadër të dialogut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, ende nuk ka një datë për një takim të tillë.

Mbështetja për propozimin evropian për “marrëveshjen bazë“ mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të dalë nga ky samit, konsiderohet si sinjali më i fortë nga niveli më i lartë i BE-së për përkushtimin që kjo marrëveshje të arrihet.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Universiteti Veror me rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 7, 2023
Në Evropë, ata përsëri filluan të diskutojnë dërgimin e trupave në Ukrainë pas shfaqjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi
Abdixhiku: Keni dy zgjidhje, në njërën anë ata që përçajnë dhe në anën tjetër “Rrugën e Re”
Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet
Nëna e djalit të plagosur në Shtërpcë: Të dy u goditën nga plumbat rikoshet, s’është qëlluar mbi ta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?