By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale
June 9, 2025
Shkallët te ‘Guri i Shpuar’ në Kaçanik synojnë të rrisin numrin e turistëve
June 9, 2025
Shtatë vjet pa legjendën e futbollit
June 9, 2025
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
June 9, 2025
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Chollet mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian
Ballina 1Lajme

Chollet mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 11:40 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur të premten me kryeministrin, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Chollet tha se tash ka nevojë për zbatimin e propozimit evropian, i cili sipas tij, do të sigurojë përfitime të rëndësishme për të dyja vendet.

Pas Cholletit, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka shpërndarë postimin e tij dhe ka shkruar se ShccccBA-ja do t’i mbështesë plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së.

“Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023

Më 6 shkurt, pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pranon propozimin e bllokut evropian.

Ai tha se e konsideron këtë propozim si “një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Së fundmi, ShBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar angazhimin e tyre që të shtyjnë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – proces që ka mbështetjen e ShBA-së – që nga viti 2011.

Ky proces synon normalizimin e plotë të raporteve, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të negociatave. Kosova kërkon që marrëveshja eventuale të përfshijë njohjen reciproke, por për Serbinë njohja është “vijë e kuqe” dhe Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Prishtinë, 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 për vepra penale

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump thotë se Ukrainës mund t’i duhet t’i lëshojë territor Rusisë për të ndaluar luftën

Kosova Times Kosova Times June 30, 2023
Kurti bën homazhe në Marinë dhe te varri i komandant Ilaz Kodrës
Serbia notë proteste Shqipërisë, pas djegies së flamurit serb në Tiranë
Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut dhe qytetas gjermanë
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?