By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur harrohen zotimet, lindin dyshimet!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kur harrohen zotimet, lindin dyshimet!
Opinion

Kur harrohen zotimet, lindin dyshimet!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 4:02 PM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 apo siq e parapëlqej ta quajë unë, të njohjes formale të shtetit të Kosovës, qeveritarët tonë në asnjë rrethanë nuk do duhej të hynin në bisedime politike (“teknike”) më shtetin serb, në të cilat u prekë dhe u dëmtua rëndë pavarësia e Republikës së Kosovës.

Negociatat në Bruksel, kundër pavarësisë së Kosovës

Emërtimi i këtyre bisedimeve në fillim si teknike, të kthyera tërësisht në politike e prekën në esencë pavarësinë e shtetit tonë. Vendimet e marra në Bruksel mes kryeministrave paraprakë të vendit tonë dhe liderëve serb (kryeministrit Daçiq dhe presidentit Vuçiq) nën ndërmjetësimin e diplomatëve perëndimorë e kanë dëmtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.

Sikurse që paraprakisht në emër të decentralizimit, nga i cili u fuqizuan enklavat serbe duke u avancuar në komuna, edhe marrëveshja për Asociacionin e cila erdhi në emër të normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, e pengoj akoma më shumë shtrirjen e sovranitetit në veri.

Në të gjitha komunat në veri dhe brendi të Kosovës valëviten lirshëm flamujt bashkë me mbishkrimet e shtetit të Serbisë, të shkruara në cirilikë, në të njëjtat jo vetëm që nuk njihet, as që vije në konsideratë respektimi i shtetit të Kosovës!

Mungesa e reciprocitetit në bisedimet e Brukselit

Barrikadat në veri asnjëherë nuk u bënë pengesë për qeveritarët në Prishtinë për vazhdimin normal të bisedimeve me Serbinë. Pengesë për qeveritarët tonë nuk u bë as ngritja e lapidarit të krajl Millutinit në mes të Kosovës (Graçanicë) dhe Car Llazarit në Mitrovicë, e aspak heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Bujanoc!

Edhe pse shqiptarët e Luginës së Preshevës e ndjejnë se janë pjesë e Kosovës, asnjëherë në bisedimet e Brukselit kryeministrat e vendit tonë nuk e ngritën çështjen e shqiptarëve të Luginës, madje as në rrafshin e të drejtave të njeriut e lëre më të flas për të drejtat e tyre kombëtare, për ta kushtëzuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri me krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë!

Kastat qeverisëse të Kosovës nuk ishin dhe nuk janë të ndjeshme ndaj veprimeve kriminale dhe grabitqare të Serbisë, sa janë të ndjeshëm ndaj bashkatdhetarëve të vetë, kur këta të fundit ua rrezikojnë pushtetin me greva apo protesta gjithë popullore!

Për liderët e Kosovës, nuk ishte dhe nuk është e rëndësishme çka bisedojnë me Serbinë në Bruksel, e rëndësishme për ta është që të jenë pjesë e atyre bisedimeve, nga të cilat përfitojnë qindra mijëra euro nga taksapaguesit e varfër kosovar.

Nga fillimi i bisedimeve politike (“teknike”) me Serbinë në Bruksel e deri në ditët e sotme, negociatorët kosovar e kanë humbur nga një pjesë të shtetësisë së shtetit të tyre.

Negociatorët e pakurrizorë, e thyen kurrizin e shtetit

Negociatorët e Kosovës, nga i pari e deri tek ky i fundit u dëshmuan se janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët jo vetëm që nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit dhe pavarësimin e shtetit nga Serbia, u shndërruan në vasal të kësaj të fundit.

Dikujt mund t’i duket i rëndë ky konstatim, por që të gjithë kryeministrat në fushatat zgjedhore zotoheshin se nuk do të zhvillojnë bisedime me Serbinë pa njohje reciproke, por me ardhjen në pushtet i vazhdonin bisedimet pa kushtin e njohjes dhe as të reciprocitetit në rrafshin politik.

Sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit të tyre dhe varrmihësit e shtetit të Kosovës pa njohje paraprake, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia.

Njërit nga kryeministrat paraprakë për shërbimet ndaj Brukselit në bisedimet me Serbinë nga disa organizata e lobe ndërkombëtare ju kishte premtuar çmimi “Nobel” për paqe, por, siç e dimë të gjithë, në fund i mbeti të “trashtë e surles” në dorë.

Qytetarët e Kosovës janë kureshtarë të dinë, se mbi bazën e çfarë premtimeve në këmbim, i shkeli parimet dhe zotimet kryeministri aktualë duke e u ulur në bisedime me Serbinë pa njohje paraprake siç ju kishte premtuar qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!

You Might Also Like

Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm

Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja kërkon mundësi ligjore për të ndaluar importin e gazit rus

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT
Muslija zyrtarisht pjesë e Bundesligës gjermane, firmos për Freiburgun
BE-ja shqyrton ndëshkimin e vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndërkombëtare
Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?