By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”
Rajon / Botë

Mbajtja e fëmijëve ukrainas në kampet ruse, “mund të jetë krim lufte”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 11:12 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte, thuhet në një studim amerikan të publikuar më 14 shkurt.

Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katërmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për “edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë”. Kështu u tha në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale, institut që është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Nathaniel Raymond, hulumtues në Yale, tha se Rusia ka bërë “shkelje të qartë” të Konventës së Katërt të Gjenevës mbi trajtimin e civilëve gjatë luftës dhe tha se ky raport duhet të jetë alarm.

Aktiviteti rus “në disa raste përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, tha ai për gazetarët.

Në raport bëhet thirrje që një trup i pavarur të ketë qasje në kampet dhe Rusia të ndalojë menjëherë birësimin e fëmijëve ukrainas.

Qeveria ukrainase së fundmi ka thënë se mbi 14.700 fëmijë janë deportuar në Rusi dhe ka pretenduar se disa prej të cilëve po keqpërdoren seksualisht.

Në raportin amerikan, që është bazuar në imazhe satelitore dhe në të dhëna publike, u tha se të paktën 6.000 fëmijë janë dërguar në kampe, por u shtua se “ky numër ka të ngjarë që të jetë shumë më i lartë”.

Rusia ka argumentuar se po shpëton jetimët ose po i dërgon fëmijët brenda territorit të saj për t’iu ofruar kujdes shëndetësor. Disa prindër janë detyruar që të japin miratimin për dërgimin e fëmijëve të tyre në Rusi, shpesh me shpresën që ata do të kthehen, u tha në raport.

Në raport u tha se autoritetet ruse po kërkojnë që të ofrojnë këtyre fëmijve këndvështrimin pro-Moskës përmes programeve shkollore dhe përmes bisedave që ata zhvillojnë me veteranët.

Këta fëmijë po ashtu janë trajnuar për të përdorur armët e zjarrit, edhe pse Raymond tha se nuk ka të dhënë se ata do të dërgohen në Ukrainë për të luftuar.

Në raportin e publikuar u tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë ngushtë i përfshirë në këtë operacion, veçmas me Maria Lvova-Beloava, që është komisionare presidenciale për të drejtat e fëmijëve.

Ajo citohet të ketë thënë se 350 fëmijë janë birësuar nga familjet ruse dhe mbi 1.000 të tjerë po presin që të finalizohet procesi i adoptimit.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit

Kosova Times Kosova Times February 10, 2023
Kritikohet shpeshe pse hap gjoksat: Gjermanja u shfaq me kopsa deri në fyt – me një të çarë fustanit dhe pa të brendshme (FOTO)
Trepça kërkon unitet nga Torcida dhe Plisat
Takimi virtual i Trump me udhëheqësit evropianë sot
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?