By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNJ-Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNJ-Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina
Lajme

KMDLNJ-Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 1:58 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-KMDLNj, sot ka bërë të ditur se premtimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për strehimin e së paku 5000 refugjatëve nga Ukraina në Kosovë është më shumë premtim politik. Kjo sipas KMDLNj-së, për faktin se Kosova nuk ka as mundësi materiale e as logjistike për strehimin e një numri aq të madh të refugjatëve “aq më parë që nuk dihet se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë”.

KMDLNj ka potencuar se Kosova, përveç bazave ushtarake që janë përdorur më herët nga KFOR –i, nuk ka kapacitete për të vendosur një numër prej 5000 refugjatëve për një kohë të gjatë.

“Refugjatët eventualë nga Ukraina duhet të kenë kushte të mira materiale për vendosje, shërbim shëndetësor cilësorë, shkollim në të gjitha nivelet në gjuhën e tyre apo në gjuhën që e kuptojnë, siguri fizike, asistencë materiale, liri të lëvizjes dhe shërbime tjera të domosdoshme e që Kosova, pa ndihmën e ndërkombëtarëve dhe agjencive të specializuara për refugjatë si UNHCR –i, IOM –i, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe të tjera, e ka thuaja të pamundur ta bëjë këtë. Jo shumë moti në Kosovë kishte vërshime në disa rajone të Kosovës, me dëme të konsiderueshme materiale me ç’rast një numër i familjeve u detyrua të kërkojë strehim të përkohshëm (kryesisht te familjarët e afërm) dhe Kosova nuk pati kapacitet të kujdeset për ta, madje as me intervenime emergjente e tash, po kjo Kosovë, përmes ministrit Mehaj premton strehimin e, së paku  5000 mijë shtetasve refugjatë nga Ukraina.”, është bërë e ditur në komunikatë.

KMDLNj deklaratën e ministrit Mehaj e ka konsideruar të papërgjegjshme, të parealizueshme dhe të dëmshme.

“Vendosja e 5000 refugjatëve nga Ukraina pamundësohet për shkaqe ekonomike dhe politike aq në parë që në planin politik kundërshtohet nga serbët lokal dhe se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet! Aspekti humanitar në Kosovë është relativizuar shumë sepse as qytetarët e Kosovës nuk trajtohen krejtësisht si duhet në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, për shkaqe ekonomike, në radhë të parë, dhe shkaku se jemi të izoluar dhe privuar nga e drejta elementare e njeriut për shkak të mos liberalizimit të vizave që po kushtëzohet me lëshime politike. Për qa kohë sa të jetë Armend Mehaj ministër i Mbrojtjes duhet të kujdeset për mirëqenien e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, që ata të mos largohen nga FSK, të rrisë kapacitetet profesionale dhe mbrojtëse e jo të merret me luftën e Ukrainës për të cilën askush nuk e pyet asgjë dhe nuk ka asnjë ndikim. Lërini përrallat!”, është bërë e ditur tutje në komunikatën e KMDLNj-së.

Ndryshe, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se dje ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mehaj, i cili në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku pjesëmarrëse kanë qenë 54 shtete, ka bërë të ditur se Stoltenbergut i ka shprehur gatishmërinë që në çdo kohë në Kosovë të strehohen 5000 refugjatë ukrainas. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Kosova Times Kosova Times January 11, 2025
Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, “Fronti Evropian” thotë se fitoi demokracia e jo Rusia
Konventa e Bernës pritet të shqyrtojë ndikimet në Lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik
Sindikata e QKUK-së njofton se do të protestoj të mërkurën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?