By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shënohet 53 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shënohet 53 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës
Ballina 1Lajme

Shënohet 53 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 5:56 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Me ceremoni solemne në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare është shënuar 53 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëheqës të institucioneve të arsimit, rektorë, akademikë, profesorë, ambasadorë të huaj dhe studentë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se historia e Universiteti i Prishtinës (UP) e ndan historinë e Kosovës në dy epoka.

Kurti tha se epoka pa universitet ka marrë fund në vitin 1970, ndërsa sipas tij, periudha pas themelimit të universitetit shkon gjithnjë duke u ngritur.

“Nuk ka akademik, intelektual a politikan jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, nga Sanxhaku dhe Mali i Zi, që nuk ka kaluar nëpër bankat e Universitetit të Prishtinës. As demonstratat qytetare e as luftën çlirimtare nuk mundemi as t’i mendojmë, e lëre më t’i studiojmë a analizojmë pa Universitetin e Prishtinës. E, sot në shtetësinë dhe pavarësinë e republikës sonë, nuk ka institucion me rol dhe kontribut më të madh se Universiteti i Prishtinës”, theksoi Kurti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se 53 vjet në ekzistencën e UP-së mund të portretizohen si “historia vetë”.

Qerimi tha se në kohën që po hasen ndryshime të shpejta, duhet një rishikim i pozicionit në mënyrë “që të vazhdojmë të jemi burim i fuqisë dhe qëndrueshmërisë sociale, politike dhe ekonomike”.

“Është detyra jonë themelore që të ruajmë atë se çfarë Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe për çfarë ka qëndruar për mbi 5 dekada me radhë, derisa përshtatemi për të përmbushur kërkesat e kohëve që po ndryshojnë”, theksoi Qerimi.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt të vitit 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit. Kështu, data e 15 shkurtit u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.

Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin disa fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Aktualisht, Universiteti i Prishtinës i ka 14 fakultete. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Anagnostit

Kosova Times Kosova Times September 2, 2025
Murati: Mbi 61 mijë familje u subvencionuan në fatura të rrymës
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
Nëna futbolliste shqelmon mendësinë kirgize
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?