By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Organizohet ‘Dita e Hapur’ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
November 20, 2025
Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi
November 20, 2025
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga drejtimi i Degës së LDK-së në Vushtrri
November 20, 2025
Theret me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje, policia kërkon të dyshuarin
November 20, 2025
Prizren: 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në të dyja këmbët, dorasi arratiset
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania do të dërgojë në Ukrainë “gjysmë batalioni” tanke
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania do të dërgojë në Ukrainë “gjysmë batalioni” tanke
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania do të dërgojë në Ukrainë “gjysmë batalioni” tanke

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 6:58 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë “gjysmë batalioni” tanke Leopard 2, përderisa aleatët e NATO-s duket se po vazhdojnë të punojnë për të siguruar makina të rënda që janë zotuar se do t’i dërgojnë Kievit.

Berlini tha muajin e kaluar se synon të dërgojë rreth 30 tanke për të ndihmuar forcat ukrainase që të luftojnë pushtimin rus, pasi Gjermania u përball me presion nga Kievi dhe mbështetësit e tij që të japë dritën jeshile për lejimin e dërgimit të tankeve.

Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pas takimit me homologët e tij të NATO-s në Bruksel, tha se deri më tani kanë mbledhur vetëm 14 tanke të reja Leopard të llojit A6, dhe tre nga Portugalia.

“Le të jemi të qartë: Ne nuk kemi arritur të grumbullojmë një batalion. Ne do të ofrojmë gjysmë batalioni”, tha ai.

“Sa i përket Leopardëve gjermanë, dua të them edhe një herë se tanket tona do të dërgohen në javën e fundit të marsit. Kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Gjermania, Polonia dhe Ukraina kanë mbajtur bisedime me anëtarët e tjerë të NATO-s në margjinat e samitit në Bruksel të martën, në tentim për të siguruar më shumë tanke për Kievin.

Pistorius tha se do të mbahen bisedime të tjera më vonë gjatë kësaj jave me donatorë të tjerë potencialë.

Ai tha se Berlini është kundër që Holanda të dërgojë 14 tanke Leopard 2, pasi kjo “do të dobësonte gatishmërinë operacionale” të brigadës së përbashkët gjermano-holandeze, ku këto tanke përdoren.

Ukraina ka kërkuar nga mbështetësit e saj perëndimorë që t’i dërgojnë tanke moderne, në mënyrë që të luftojë ofensivën ruse.

Polonia po ashtu është zotuar se do të dërgojë një batalion me Leopard 2 në Kiev dhe aktualisht është duke trajnuar trupat ukrainase për t’i përdorur këto tanke.

Kanadaja veçse ka dërguar disa tanke Leopard dhe Norvegjia është zotuar se do të dërgojë tetë të tjera.

You Might Also Like

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli

Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Aksi Thumanë-Kashar – Ministria: Pagesa për kalim 2.1 euro ose ekuvalenti në lekë sipas kursit të këmbimit, nis në ditët në vijim
Rasti i trafikimit teston raportet Serbi-Kinë
Përfshihet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Osmani takon Majlinda Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë çdo ditë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?