By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/18 at 4:11 PM
Kosova Times Published February 18, 2023
Share
18 February 2023, Bavaria, Munich: Kamala Harris, Vice President of the United States, attends the Security Conference. The 59th Munich Security Conference (MSC) will take place from February 17 to 19, 2023, at the Bayerischer Hof Hotel in Munich. Photo: Sven Hoppe/dpa (Photo by Sven Hoppe/picture alliance via Getty Images)US Vice President Kamala Harris speaks at the Munich Security Conference on Saturday, February 18. (Sven Hoppe/picture alliance/Getty Images)
SHARE

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, tha se Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se Rusia ka kryer “krime kundër njerëzimit” në luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, me forcat e saj që kanë ndjekur një sulm “të gjerë dhe sistematik” kundër civilëve në vend.

Kështu tha ajo në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një mbledhje e përvitshme e krerëve të shteteve, zyrtarëve, diplomatëve dhe ekspertëve, e cila po zhvillohet në Gjermani.

“ShBA-ja ka përcaktuar zyrtarisht se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit”, tha Harris, duke shtuar se veprimet e forcave ruse janë “një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta”.

Harris përmendi një listë të abuzimeve nga forcat ruse në Ukrainë, duke përfshirë torturën dhe përdhunimin, si dhe bombardimin e një materniteti në Mariupol, që vrau tre persona, në mesin e të cilëve ishte një fëmijë.

“Le të biem dakord të gjithë: në emër të të gjitha viktimave, të njohura dhe të panjohura, drejtësia duhet të vie në vend”, tha Harris.

Ajo tha gjithashtu se ShBA-ja do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”.

Mbështetja perëndimore për Ukrainën ka qenë në krye të agjendës në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha më 18 shkurt se aleatët duhet të “dyfishojnë” mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti thirrjet për aleatët perëndimorë për dërgimin sa më të shpejtë në Kiev të armëve, teksa hapi samitin tre-ditor me lidhje video më 17 shkurt.

Ai tha se Rusia nuk duhet të lejohet që të blejë kohë për agresionin e saj, derisa forcat ukrainase po përballen me sulme të shumta në të gjithë linjën e frontit.

“Ne duhet të përshpejtojmë. Ne na duhet shpejtësi – shpejtësi në marrëveshje, shpejtësi në dërgesa…. shpejtësi në vendime për të kufizuar potencialin rus”, tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në konferencë po marrin pjesë rreth 40 krerë shtetesh, si dhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, si liderët e Francës dhe Gjermanisë, por edhe nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë konferencës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët perëndimorë të rrisin ndihmën ushtarake në mënyrë që Ukraina të mund të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë.

Pushtimi rus i Ukrainës – që ka nisur më 24 shkurt 2022 – mbushë një vit javën e ardhshme.

You Might Also Like

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Musliu reagon pasi e ka përmendur Vuçiq

Kosova Times Kosova Times October 31, 2023
ShBA-ja e shqetësuar për planet izraelite të zgjerimit të vendbanimeve
At Gjergj Fishta, kishte plotësisht të drejtë!
Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani”, kundërshtohet nga Ministria e Kulturës
Ukrainasit humbasin në Kursk, mesazhe trishtuese nga ushtarët. “Gjithçka po përkeqësohet, nuk mund ta shohim golin”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?