By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musk publikon një hartë për dikë e tmerrshme: Ja ku ndodhet Kosova
September 5, 2025
Danas: Si mund ta ndihmojë Kina Serbine në çështjen e Kosovës?
September 5, 2025
“Biseda ishte e tensionuar.” Evropianët dështuan ta bindnin Trumpin të ndëshkonte Putinin
September 5, 2025
Xanthi: Ai mbajti robëreshë një grua 79-vjeçare suedeze dhe e abuzoi atë për 40 ditë
September 5, 2025
Klasiku i tapasit: Qofte spanjolle që të bëjnë për vete me shikim të parë
September 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti bisedon me Scholzin për propozimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti bisedon me Scholzin për propozimin evropian
Ballina 1Lajme

Kurti bisedon me Scholzin për propozimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2023/02/18 at 5:20 PM
Kosova Times Published February 18, 2023
Share
SHARE

Për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

Kështu thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosoëvs të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, thuhet në njoftim.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin ShBA-ja ka shprehur mbështetje.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar.

You Might Also Like

Gjenerali rus i jep informacion Putinit ‘nga përtej varrit’

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia me aksion të përbashkët

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 54 raste për një javë

Osmani: Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë

Kosova Times February 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Përurohet objekti i ri i konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Hamburg

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
Sulm me raketa izraelite në qendër të qytetit, 15 të vrarë, dhjetëra të plagosur…
Sulmet ruse vrasin 17 persona në Zaporizhja
“Botët” në aksion në Serbi: Si u vërshua Twitter-i nga mesazhet e njëjta brenda pak minutash
Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ulëtat në histori të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?