By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pas bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pas bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut
Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pas bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 1:23 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të hënën, duke shënuar kështu testimin e dytë të armëve brenda 48 orëve. Pyongyangu zyrtar tha se kjo ishte një stërvitje për një raketëhedhës të aftë për një “sulm taktik bërthamor” që mund të shkatërronte të gjitha bazat ajrore të armikut.

Pyongyangu testoi një nga raketat balistike ndërkontinentale më të fuqishme (ICBM) të shtunën dhe paralajmëroi për më shumë veprime të ngjashme, përderisa motra e liderit Kim Jong Un e quajti Paqësorin “rreze të sulmit” të Koresë së Veriut.

Seuli dhe Uashingtoni – të cilët po përforcojnë bashkëpunimin për siguri në rajon pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Koreja e Veriut – organizuan stërvitje të përbashkëta ajrore pas nisjes së raketës ICBM. Ky veproi e zemëroi më tej Korenë e Veriut, e cila i sheh ushtrimet e tilla si prova për pushtim.

Mediumi shtetëror KCNA tha se testi i së hënës ku përshiheshin “hedhës të shumëfishtë raketash super të mëdha” tregoi se ushtria e Koresë së Veriut mund të pengojë dhe të kundërshtojë çdo stërvitje ShBA-Koreane Jugore, duke shtuar se këto armë mund të “shndërrojnë në hi bazën ajrore operative të armikut”.

Motra e Kim Jong Un, Kim Yo Jong, tha se Pyongyangu po monitoronte nga afër lëvizjet e Uashingtonit dhe Seulit për vendosjen e aseteve të tjera strategjike të ShBA-së në rajon, duke u zotuar për “kundërveprim adekuat” nëse do të jetë e nevojshme.

“Frekuenca e përdorimit të Paqësorit si poligon tonë të qitjes varet nga karakteri i veprimeve të forcave amerikane”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga mediumi KCNA.

Marrëdhëniet midis dy Koreve nuk kanë qenë kaq të tensionuara në dekada. Tensionet janë rritur pasi Koreja e Veriut vitin e kaluar e shpalli veten një fuqi bërthamore “të pakthyeshme” dhe Kim Jong Un bëri thirrje për një rritje “eksponenciale” të prodhimit të armëve.

Ushtria e Koresë së Jugut, e cila tha se kishte detektuar lëshimin e dy raketave balistike me rreze të shkurtër herët të hënën, e quajti vargun e testeve të armëve nga Pyongyangu “një provokim serioz që minon paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean”.

Të hënën, ministria e jashtme e Seulit vendosi sanksione të reja ndaj katër individëve dhe pesë subjekteve të lidhura me programet e armëve të Koresë së Veriut të hënën.

“Qeveria jonë e ka bërë të qartë se provokimet e Koresë së Veriut në mënyrë të pashmangshme do ta kenë një çmim”, thuhet në një deklaratë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim për të diskutuar situatën të martën.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Apel për qytetarët nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Mos bini pre e mashtrimeve në platforma të komunikimit

Kosova Times Kosova Times August 5, 2024
Macron shpenzoi 475,000 euro për darkën me mbretin Charles dhe mbretëreshën Camilla
Lideri i puçit në Niger thotë se synon qeveri transitore
Lituania dyshon një anëtar të Partisë Konservatore për spiunazh për Rusinë
Nesër fillon turneu ndërkombëtar në pingpong “Prishtina Open 2024”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?