By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka është traktati i armëve bërthamore New START?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çka është traktati i armëve bërthamore New START?
Ballina 2Rajon / Botë

Çka është traktati i armëve bërthamore New START?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 6:29 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen në traktatin për reduktim të armëve bërthamore New START (Fillim i Ri) me Shtetet e Bashkuara, pasi akuzoi Perëndimin se po përfshihet drejtpërdrejt në tentimet për t’ia goditur bazat ajrore strategjike.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve ofensive strategjike”, tha ai.

Çfarë është traktati New START?

Nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati New START kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë.

Ky traktat hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin.

Sipas marrëveshjes, Moska dhe Uashingtoni zotohen të vendosin jo më shumë se 1.550 koka bërthamore strategjike dhe maksimumi 700 raketa dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit në vendet strategjike të armëve bërthamore për t’u siguruar që pala tjetër po e respekton traktatin.

Sidoqoftë, inspektimet e tilla u pezulluan në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Bisedimet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për rifillimin e inspektimeve ishin planifikuar të zhvillohen nëntorin e kaluar në Egjipt, por Rusia i shtyu ato dhe, që nga atëherë, asnjëra palë nuk ka caktuar datë të re.

A ka kërcënuar Rusia në të kaluarën me tërheqje nga traktati?

Në fillim të muajit shkurt, Rusia tha se donte ta ruante traktatin, pavarësisht se e cilësoi si qasje shkatërruese të ShBA-së ndaj kontrollit të armëve.

Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dyja palët kanë theksuar se lufta midis fuqive bërthamore duhet të shmanget me çdo kusht.

Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë i ka sjellë dy vendet në një pikë ku ato nuk kanë qenë më afër konfrontimit të drejtpërdrejtë në 60 vjetët e fundit.

ShBA-ja e ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit duke mos lejuar inspektime në territorin e saj, ndërsa Moska ka paralajmëruar se ngulmimi i Perëndimit për ta “mposhtur” Rusinë mund ta bëjë të pamundur rinovimin e traktatit kur ai të skadojë në vitin 2026.

Çfarë ndodh tani?

Rusia tha vitin e kaluar se rreziku i një konflikti bërthamor ishte real dhe se nuk duhet nënvlerësuar, por duhet shmangur me çdo kusht.

Si ShBA-ja, ashtu edhe Rusia, kryejnë kontrolle për t’u siguruar që raketat e tyre bërthamore nuk mund të përdoren aksidentalisht, pasi vitet e tensionuara gjatë Luftës së Ftohtë kishin sjellë disa raste ku pothuajse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Megjithatë, frika për një konfrontim bërthamor është shtuar që nga pushtimi i Ukrainës. Putini ia ka kujtuar botës madhësinë dhe fuqinë e arsenalit të Moskës dhe ka thënë se është gati t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur “integritetin territorial” të Rusisë.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Braziliani” i arrestuar në Norvegji ka pranuar se është rus

Kosova Times Kosova Times December 14, 2023
Konkurrenca po monitoron shpërndarjen e librave shkollor
Abdixhiku: Do të kërkojmë që Bondsteel të jetë kamp i përhershëm në Kosovë
Kryeministri i Holandës jep dorëheqjen
Stuhi acari në disa pjesë të ShBA-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?