By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Tragjedia që e zgjoi shoqërinë në Serbi
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi
Ballina 1Lajme

Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 6:59 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u kthyen mbrëmë nga Turqia, pas operacionit të kërkim-shpëtimit atje. Osmani tha se FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës, por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve të tjera.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se është nderë që Kosova pret FSK-në për trimërinë që kanë treguar në Turqi dhe se sot po nderohen me medalje presidenciale ushtarake për punen e palodhshëm për të ju shërbyer qytetarëve.

“Është nderë dhe privilegj që t’ju presim sot së bashku për ta njohur trimërinë, përkushtimin dhe humanizmin e treguar të Kontingjentit të FSK-së, i cili i doli në ndihmë Turqisë mike duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim- shpëtimit duke ofruar ndihmë për ata që kishin nevojë. Puna e tyre mbi të gjitha pasqyron guximin dhe vlerat humane të forcës sonë”, tha Osmani.

Osmani tha se kontributi i ushtarëve të FSK-së ka qenë i jashtëzakonshëm për të ndihmuar jo vetëm njerëzit në nevojë, por edhe për të forcuar lidhjet me shtetet mike.

Ajo tha se kjo dekoratë është vlerësim ndaj përpjekjeve dhe përkushtimit të tyre të palodhshëm për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie si dhe mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave.

“Të nderuar ushtarë ju keni demonstruar më të mirën e ushtrisë sonë, ndaj puna juaj pasqyron vlerat më të larta të kombit tonë. Veprimet tuaja heroike përballë vështirësive janë burim frymëzimi për të gjithë ne, ndaj ju jemi përherë mirënjohës për angazhimin tuaj për t’i shërbyer kombit tonë”, tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili tha se ndihma nga kontingjenti i FSK-së tregon se miqësia ndërmjet dy shteteve është e fuqishme.

“U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë katër persona, të cilit kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit në Turqi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pjesëmarrje e zbehtë në votime

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Ministria e Bujqësisë hap periudhën për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione
Analistët: Kosova të rimendojë strategjinë me aleatë për konsolidimin e shtetësisë së saj
Osmani liston takimet në Nju Jork, veçon diskutimin me Biden
Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?